Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken

Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken: Do të mbesin kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

31 Maj 2022, 09:17| Përditesimi: 31 Maj 2022, 09:19

  • Share

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit. Ai thekson se Nishani ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme", shkruan Blinken.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 2 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

 Të afërm, miq e familjarë do i japin lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e enjte në ceremoninë që do të zhvillohet në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve. Trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit do të mbërrijë nga Gjermania në atdhe ditën e nesërme, teksa ceremonia dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të enjten.


Lajmi kryesor:

Mbërrin nesër në atdhe trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani! Homazhet do të zhvillohen për dy ditë në Presidencë, të enjten përcillet në banesën e fundit


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?