Bujar Nishani

Mbërrin nesër në atdhe trupi i ish-Presidentit Bujar Nishani! Homazhet do të zhvillohen për dy ditë në Presidencë, të enjten përcillet në banesën e fundit

31 Maj 2022, 13:57| Përditesimi: 31 Maj 2022, 14:15

  • Share

Nesër pritet që të mbërrijë trupi i pajetë i ish-presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital në Berlin. Mësohet se në nder të ish-presidentit do të zhvillohen homazhe përgjatë dy ditëve, 1 dhe 2 qershor në ambientet e Presidencës në sallën ‘Skëndërbeu’. Të enjten ish-presidenti do të përcillet në banesën e fundit i shoqëruar nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanë e më pas do të përcillet për në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Ceremonia e homazheve

Dt. 1 qershor 2022 (e mërkurë)

Mbërritja e arkemortit me trupin e Presidentit Bujar Nishani në Tiranë herët në mëngjes dhe do të vendoset Sallën "Skënderbeu" të Institucionit e Presidentit.

-Paradite ora 10:00-14.00 dhe pasdite 16.30-22.00, familja do të presë vizitat e rastit dhe homazhe nga të afërm, miq dhe dashamirës.

Dt. 2 qershor 2022 (e enjte)

Ora 10:00-12.00 Homazhet zyrtare sipas ceremonialit dhe protokollit të shtetit.

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, i shoqëruar nga kortezhi mortor shkon në këmbë deri të Ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

- Ceremonia e varrimit dhe fjalime lamtumire.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 3 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. 

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

Programi i ceremonisë së homazheve në nder të ish-presidentit Bujar Nishani

Ora 09:17
Ndarja nga jeta e Nishanit, Blinken: Do të mbesin kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri

TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Në një postim në llogarinë e tij në Tëitter, Blinken thotë se SHBA ndan dhimbjen me popullin shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit. Ai thekson se Nishani ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

“Ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani. Kontributet e tij në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti ynë i qëndrueshëm do të lënë një trashëgimi të qëndrueshme", shkruan Blinken.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 2 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

 Të afërm, miq e familjarë do i japin lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e enjte në ceremoninë që do të zhvillohet në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve. Trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit do të mbërrijë nga Gjermania në atdhe ditën e nesërme, teksa ceremonia dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të enjten.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?