'Ndalni luftën dhe Zelensky s'flet para jush!' Lavrov mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas deklaratës së Ramës në KS

22 Shtator 2023, 15:03| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 19:20

  • Share

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka dërguar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Reagimi vjen vetëm dy ditë pasi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork që u mbajt të mërkurën e 20 shtatorit 2023. Fillimi i seancës 

“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën” i tha Rama ambasadorit rus në sesionin me temë "Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës".

Dhe duket që Rusia nuk e lë me kaq.

Tradicionalisht vëmendja është përqëndruar në probleme ndërkombëtare më urgjente, dhe jo në disa aspekte të bashkëpunimit si dhe në aspekte të ndryshme të bashkëpunimit midis Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara" thuhet në njoftimi e ministrisë. 

Më tej Lavrov i bën apel Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase.

"Guterresit i është bërë thirrje që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t'u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve"

Kreu i diplomacisë ruse nënvizoi edhe një herë "nevojen për respektim të rreptë nga udhëheqja e Kombeve të Bashkuara dhe të gjithë punonjësit e organizatës botërore, pa përjashtim, të parimeve të paanshmërisë dhe barazisë të parashikuara në nenin 100 të Kartës së Kombeve të Bashkuara"

Debati
Shqipëria ka presidencën e Këshillit të Sigurimit dhe kryeministri Rama drejtoi debatin në sesionin e 20 shtatorit në Këshillin e Sigurimit ku kishte ftuar dhe presidentin Volodymyr Zelensky të ishte i pranishëm. Prezenca e fizike e liderit ukrainas por dhe dhënia e fjalës pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres krijoi pakënaqësi tek delegacioni rus i cili replikoi me kryeministrin Rama. 

Kjo, sipas mendimit të ambasadorit rus, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua por me qetësinë, ftohtësinë e tij por dhe me ironi u shpreh.

Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së” tha Rama. 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 23/09/2023 17:39

    Eshte rritur çmimi I energjise. Per kete flisni. Cna duhen te tjerat? Mos I mbaruam hallet tona valle??

    Përgjigju
  • Goni: 22/09/2023 16:27

    Ky i varfri e di se eshte me Lulin a Spiropalin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?