Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori

22 Shtator 2023, 17:01| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 17:05

  • Share

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i ka shkruar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ku i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Reagimi vjen pasi Kryeministri Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Mesazhi i Lavrovit duket të jetë i njejti me atë të opozitës shqiptare, e cila pretendoi se kryeministri Rama kishte shkelur rregullat e funksionimit të Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fjalën Zelenskyt.

Në mesazhin e Ministrit rus i kërkohet Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase.

“Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve”, thuhet në deklaratë./ Lexo.al

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 23/09/2023 10:45

    LLOGARIA ESHTE SHUME E THJESHTE OPOZITEN SHQIPTARE E PAGUAN RUSIA,KESHTU QE OPOZITA ESHTE NE NJE LINJE ME KRIMINELET RUSE...FUNDJA NUK KANE ASNJE NDRYSHIM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?