Presidenti Ilir Meta

Ndahet nga jeta Engjëll Dakli, Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri, nënpunës i ndershëm i shtetit

4 Dhjetor 2020, 13:32| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 13:33

  • Share

1606295828_ilirmeta1.jpg

Presidenti Ilir Meta i ka kushtuar një mesazh ngushëllimi familjarëve dhe të afërmve të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Engjëll Daklit.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se Dakli ishte një përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike dhe do të kujtohet përherë me respekt e mirënjohje.

"Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit" - shkruan Meta.

 


Lajmi kryesor:

I infektuar me COVID, ndërron jetë ish-kryebashkiaku Engjëll Dakli! Prej ditësh ishte shtruar në një spital në Turqi! Meta: Qytetar model dhe intelektual kalibri


E.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?