VIDEO/ Momenti kur polici i Bashkisë Tiranë fik zjarrin në makinën që mori flakë në Bulevard

18 Prill 2023, 20:56| Përditesimi: 18 Prill 2023, 21:03

  • Share

Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti i sotëm në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve  në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Falë reagimit të shpejtë, jo vetëm incidenti kaloi pa të lënduar, por edhe flakët nuk arritën që të djegin të gjithë automjetin, çka bëri që dhe qarkullimi I automjeteve të mos bllokohej në një segment me qarkullim tepër të madh.

Janë jo të pakta rastet kur punonjësit e Policisë Bashkiake ndërhyjnë duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve si dhe për kontrollin e territorit.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Përfshihet nga flakët një automjet para kryeministrisë (FOTO+VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?