Tiranë/ Përfshihet nga flakët një automjet para kryeministrisë (FOTO+VIDEO)

18 Prill 2023, 13:53| Përditesimi: 18 Prill 2023, 14:11

  • Share

TIRANË- Një makinë në bulevardin kryesor "Dëshmorët e Kombit" para kryeministrisë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë vënë nën kontroll flakët. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar përveç dëmtimeve të shumta materiale të mjetit tip ‘benz’.

Duke u bazuar në njoftimin zyrtar mësohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik i mjetit.

Ora 20:56
VIDEO/ Momenti kur polici i Bashkisë Tiranë fik zjarrin në makinën që mori flakë në Bulevard

Në punën e policisë kërkohen që të bëhet edhe heroizma. Më së miri këtë e tregoi edhe rasti i sotëm në Tiranë kur ndërhyrja e menjëhershme e një prej punonjësve të Policisë Bashkiake bëri të mundur shuarjen e flakëve  në një automjet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Falë reagimit të shpejtë, jo vetëm incidenti kaloi pa të lënduar, por edhe flakët nuk arritën që të djegin të gjithë automjetin, çka bëri që dhe qarkullimi I automjeteve të mos bllokohej në një segment me qarkullim tepër të madh.

Janë jo të pakta rastet kur punonjësit e Policisë Bashkiake ndërhyjnë duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve si dhe për kontrollin e territorit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?