Ministri Igli Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti rezolutën për Srebenicën

23 Maj, 20:10| Përditesimi: 23 Maj, 21:54

  • Share

1716487943_iglihasani.jpgEdhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka përshëndetur miratimin e rezolutës së Srebrenicës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se është një lajm i mirë që Shqipëria mbështeti dhe bashkë-sponsorizoi këtë rezolutë.

“Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës”, shkruan Hasani.

Hasani e cilëson datën 11 korrik si ditën kur do të nderohen viktimat, po ashtu edhe ata që mbijetuarit  nga gjenocidi në Bosnjë – Hercegovinë.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.  Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen”, shkruan ai.

 

 


Lajmi kryesor:

OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë


S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?