OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

23 Maj, 17:31| Përditesimi: 23 Maj, 23:11

  • Share

Me 84 vota për, kundër 19 dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur serbët e Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë të Bosnjës.

Rezoluta që u miratua mes kundërshtimit të ashpër nga serbët, dënon mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Teksti përfundimtar i rezolutës që është hartuar nga Gjermania dhe Ruanda, dënon mohimin e gjenocidit, gjë që vazhdimisht bëhet nga zyrtarët serbë si në Bosnje ashtu edhe në Serbi.

Ambasadorja e Gjermanisë, Antje Leendertse, tha duke paraqitur rezolutën se ajo nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë - anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit", tha ambasadorja gjermane.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rezoluta është thellësisht politike. Ajo tha ai, nuk ofron ripajtim në Bosnjë dhe në rajon, përkundrazi do të thellojë ndarjet ne rajon. Duke bërë thirrje për kundërshtimin e rezolutës ai akuzoi fuqitë e mëdha për trysni dhe kërcënime ndaj vendeve anëtare që nuk duan të votojën në favor të rezolutës. Rezoluta tha ai, do të hap kutinë e Pandorës dhe do të propozohen dhjetëra rezoluta të tilla.

Më 11 korrik të vitit 1995, serbët e Bosnjës pushtuan Srebrenicën që ishte shpallur zonë e sigurt e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara dhe vranë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Milorad Dodiku, i cili është president i Republikës Serbe, paralajmëroi se miratimi i rezolutës mund të çojë në ndarjen e Bosnjës. Qeveria e tij tha të enjten se brenda 30 ditësh do të hartojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore".

Në rezolutë është shtuar një deklaratë që thekson angazhimin e palëkundur të Asamblesë së Përgjithshme për ruajtjen e qëndrueshmërisë dhe unitetit të Bosnjës.

Milorad Dodiku është kërcënuar shpesh në të kaluarën që territoret e kontrolluara nga serbët të shkëputen nga Bosnja dhe të bashkohen me Serbinë fqinje. Ai dhe disa zyrtarë të tjerë serbë të Bosnjës janë nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, pjesërisht për rrezikimin e një marrëveshjeje të paqes të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, që i dha fund luftës në Bosnje.

Ora 20:10
Ministri Igli Hasani: Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti rezolutën për Srebenicën

1716487943_iglihasani.jpgEdhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ka përshëndetur miratimin e rezolutës së Srebrenicës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në një postim në rrjetin social X, ministri Hasani shkruan se është një lajm i mirë që Shqipëria mbështeti dhe bashkë-sponsorizoi këtë rezolutë.

“Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës”, shkruan Hasani.

Hasani e cilëson datën 11 korrik si ditën kur do të nderohen viktimat, po ashtu edhe ata që mbijetuarit  nga gjenocidi në Bosnjë – Hercegovinë.

“Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë.  Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen”, shkruan ai.

 

 

Ora 19:17
Rezoluta për Gjenocidin në Srebrenicë: Hungaria e 18 shtetet që votuan kundër e abstenimet

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Por si u votua?

Kundër - Hungaria është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropian që votoi kundër miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë. Edhe më herët Hungaria kishte njoftuar se do të votonte kundër.

Kundër ishin dhe Antigua, Bjellorusia, Kina, Komoret, Kuba, Koreja e Veriut, Kongo, Dominika, Eritrea, Eswatini, Grenada, Hungaria, Mali, Nikaragua, Nauru, Rusia, Sao Tome, Serbia dhe Siria.

Abstenuan - 68 vende abstenuan:

Algjeria, Angola, Argjentina, Armenia, Bahamas, Bahrein, Barbados, Benin, Butani, Botsvana, Brazili, Burundi, Kamboxhia, Kameruni, Kongo, Bregu i Fildishtë, Qiproja, Republika Domenikane, Guinea Ekuatoriale, Etiopia, Gaboni, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guinea, Haiti, Hondurasi, India, Xhamajka, Kazakistani, Kenia, Kiribati, Lao PDR, Libani, Lesoto, Madagaskari, Maldivet, Meksika, Mongolia, Mozambiku, Namibia, Nepali, Nigeria, Omani, Panamaja, Papa Guinea e Re, Paraguaji, Peruja, Filipinet, Saint Kitts, Saint Lucia, Saint Vincea Samoa, Seychelles, Sllovakia, Ishujt Solomon, Sudani i Jugut, Sri Lanka, Sudani, Suriname, Taxhikistani, Tajlanda, Togo, Trinidad Tobago, Tuvalu, Uganda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Vietnami.

Nuk votuan fare: Azerbajxhani, Belize, Bolivia, Burkina Faso, Izraeli, Kirgistani, Liberia, Ishujt Marshall, Monako, Maroku, Samoa, Somalia, Timor-Leste, Tonga, Turkmenistani

Ora 19:12
Bota njohu gjenocidin në Srebrenicë, Vuçiç hedh flamurin serb krahëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duket se nuk e ka pritur mirë votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila njohu sot gjenocidin serb në Srebrenicë, përmes miratimit të një rezolute.

Lideri serb i cili ishte i pranishëm në seancë, hodhi krahëve flamurin e Serbisë Teksa u shpall rezultati në favor të këtij drafti. Veprimi nuk u cilësua si i hijshëm nga të pranishmit e tjerë.

Edhe pse iu kërkua që ta hiqte flamurin nga shpatullat, ai u shpreh se “askush në botë” nuk mund t’ia marrë atë.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta hip: 23/05/2024 22:41

    Si ka mundesi me shume se gjysma e shtetve qe kane abstenuar apo kunder qenkan vellezer mysliman?!!? Apo €€€. Yy rrac e qelbur

    Përgjigju
    • Adi: 24/05/2024 09:30

      Plotesisht te drejte vende plera gjoja vllezer mysliman yyyyt ska faj izraeli tym e flake

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?