Presidenca e paregjistruar, Lame: Ia kërkova Metës kur ishte President, refuzoi! Kreu i Partisë së Lirisë: Keni grabitur pronat shtetërore për oligarkët

18 Shkurt 2023, 10:24| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 12:38

  • Share

Kreu i Kadastrës, Artan Lame i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës nga protesta e 11 shkurtit, në të cilën tha se prona e shqiptarëve është e pasigurt. Në konferencën ku tregoi arritjet për vitin 2022 të Kadastrës, Lame tha se do t’i përgjigjet me shifra. 250 mijë familje theksoi ai se kanë marrë certifikatën e pronësisë për vitin 2022.

Ndërkohë, kreu i Kadastrës iu kthye edhe faktit se shumë institucione shtetërore janë të paregjistruar mes tyre edhe Presidenca. Lame thotë se që në kohën kur Meta ishte president u ka bërë thirrje që ta regjistrojnë institucionin, por kanë refuzuar.

Meta deklaroi që prona shqiptareve është e pasigurt se kur vetë presidenca është e paregjistruar merreni me mend se c’bëhet me pronën e shqiptarëve. 250 mijë familje që marrin certifikatën i jep përgjigje. Do i kujtoja Metës që kur ka qenë President i kam bërë thirrje publike ejani të regjistroni Presidencën dhe oborrin për ta shpëtuar nga kafshimet. Nuk u përgjigjën në atë kohë", tha Lame. 

Përgjigjja nuk i mungoi nga kreu i Partisë së Lirisë, i cili tha se këta janë të marrë dhe po e përdorin çështjen e Presidencës për të ngjallur të qytetarët ndjenjën e pasigurisë së pronës. Meta hodhi akuza duke thënë se pronat e ushtrisë janë grabitur dhe janë vënë në dispozicion të oligarkëve.

"Një lloj shteti me këta që kanë vjedhur e grabitur në mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët e tyre, kanë dobësuar kapacitete mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Një thirrje Lame e pati edhe për presidentin Bajram Begaj, të cilit i kërkon që të bëhet kërkesa për regjistrimin e Presidencës, pasi ku institucion i cili është në krye të shtetit shqiptar duhet të jetë shembull për të gjitha institucionet e tjera dhe familjet shqiptare.

"I kam bërë sërish thirrje presidencës para një muaji për ta regjistruar, jo vetëm për ta shpëtuar nga kafshimet  e mëtejshme, po se kur një institucion që është në majën e piramidës së shtetit shqiptar jep shembullin në këtë proces do shërbente si busull për shumë familje e institucionet për të bërë regjistrimin e tyre", u shpreh Lame. 

Lame u ndal në propozimin e tij për uljen e taksës së banesës, e cila aktualisht është 15%. Nëse kjo taksë do të ulej në 6 ose 8%, sipas tij do bënte që qytetarët të ishin më të prirur që ta paguanin këtë taksë dhe kështu do të shmangej evazioni fiskal që bëjnë me apartamentet përmes noterëve, duke ulur vlerën e tyre apo duke u përpjekur të fshehin pasuritë. Nëse kjo taksë do të ulej, sipas Lames s’do të kishte më nevojë për rivlerësim.

"Nëse e ul në 6 ose 8 do e paguanin dhe janë në rregull. Ligjërohet shumë më tepër pronësi sesa sot që mundohen të gjejnë lloj lloj shtigjesh nëpërmjet noterëve. Kërkon një analizë të thelluar dhe bisedime me qeverinë nëse do e pranonte”, tha Lame.

Sa i takon operacioneve për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, Lame tha se edhe tregoi që edhe oligarkët ndëshkohen kur shkelet ligji. Kreu i Kadastrës u shpreh se ky operacion ka ulur shkeljet në ndërtim gati në nivelin zero.

Ora 11:46
Lame e akuzoi se nuk pranoi të regjistronte Presidencën, i përgjigjet Meta: Keni grabitur pronat shtetërore për oligarkët tuaj  

 

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur kreut të Kadastrës Artan lame, pais ky i fundit tha se Meta asokohe kohe kur ishte President nuk kishte pranuar të regjistronte Presidencën. Meta tha se këta janë të marrë dhe të gjithë këtë po e bëjnë për të krijuar ndjenjën e pasisgurisë së pronës të qytetarët. Meta akuzon se janë grabitur mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët në dispozicion të PS.

“Del e deklaron as presidenca nuk i ka letrat në rregull. A e kuptoni ca të marrësh janë këto. Deri në ‘90 edhe ato fishkët kanë qenë me inventar. Pse e thonë këtë, sepse duan të krijojnë pasigurinë e ndjenjës për çdo qytetar. ‘Ou po kur presidenca si paska në rregull po kush është që i ka në rregull, cili qytetar, cili sipërmarrës. Një lloj shteti me këta që kanë vjedhur e grabitur në mënyrë të paligjshme pronat e ushtrisë për oligarkët e tyre, kanë dobësuar kapacitete mbrojtëse të Republikës së Shqipërisë”, tha Meta.

Ora 10:53
Operacioni për ndërtimet pa leje, Lame: Uli shkeljet në nivelin afër zeros, tregoi që edhe e oligarkët e ‘hanë’ kur shkelin ligjin

 

Kreu i Kadastrës Artan Lame komentoi sot operacionin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Lame tha se ky operacion ishte një masë efikase që tregoi se edhe oligarëkt ndëshkohen nëse e thyejnë ligjin. Sipas tij, ky operacion ka ulur shkeljet në ndërtime në nivelin afër zeros.

"Atyre që i është sekuestro nuk janë dakord. Në një vend të be, nuk është nevoja ti biesh dikujt me dru në kokë që të mos e bëjë një veprim të ndaluar, mjafton shenja e drurit në tabelë që mos të ndodhë. Në Shqipëri kjo do ndodhë derisa të bëhemi te Zvicra. Sa kohë çdo leje ka një listë gjërash që lejohen dhe nuk lejohen është e drejta e shtetit të ta kujtojë. Ka pasur efekt në uljen në nivelit afër zero të shkeljes në ndërtime. E morën vesh që qenka dhe serioze kjo punë, e hëngërkan edhe oligarkët. Jam pro si masë", tha Lame. 

Ora 10:45
Kërkoi uljen e taksës së banesës, Lame: Nëse do shkonte në 6-8% do paguhej më shumë nga qytetarët! Shmang evazionin fiskal, heqim rivlerësimin

 

Kreu i Kadastrës, Artan Lame u ndal në propozimin e tij për uljen e taksës së banesës, e cila aktualisht është 15%. Në konferencën me gazetarët Lame tha se nëse kjo taksë do të ulej në 6 ose 8% do bëntë që qytetarët të ishin më të prirur që ta paguanin dhe kështu do të shmangej evazioni fiskal që bëjnë me apartamentet përmes noterëve, duke ulur vlerën e tyre apo duke u përpjekur të fshehin pasuritë. Nës e kjo taksë do të ulej, sipas Lames s’do të kishte më nevojë për rivlerësim.

Gjithsesi Lame tha se duhet bërë një analizë e mirë për të përcaktuar sa mund të ulet taksa e pronës dhe më pas është në dorë të qeverisë nëse do e pranojë ose jo.

“Raporti bëhet që ne të kuptojmë ca fund dhe ca jo. Ka treguar një gjë dhe logjika e qytetarëve në raport me rivlerësimin e pasurive. Duke qenë se është 15%, duke qenë e lartë shumë qytetarë janë të priur që të presin, o do bëhet një ditë rivlerësimi, o të gjejnë mënyra për të bërë evazion fiskal, duke ulur vlerën e apartamenteve e me radhë. Nëse ulim taksën një shifër që s’mund ta them, se do kërkonte analizë ekonomike, s’do kishte nevojë të bëhej rivlerësim, dhe sot ta paguanit atë. Nëse e ul në 6 ose 8 do e paguanin dhe janë në rregull. Ligjërohet shumë më tepër pronësi sesa sot që mundohen të gjejnë lloj lloj shtigjesh nëpërmjet noterëve. Kërkon një analizë të thelluar dhe bisedime me qeverinë nëse do e pranonte”, tha Lame.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • goni: 19/02/2023 01:42

    shyqyr qe e kuptove o lame....

    Përgjigju
  • 007: 18/02/2023 19:14

    Ilir Metmuti hajduti spiuni.

    Përgjigju
  • Ledia: 18/02/2023 13:52

    Prona shteterore regjistrohet sipas ligjit dhe listes se Keshillit te Ministrave. Nuk eshte as ne deshire apo tager te Presidentit.

    Përgjigju
  • Berberi: 18/02/2023 13:14

    Edhe kush flet,haha P,i, M

    Përgjigju
  • Fshatari: 18/02/2023 10:43

    O ne Varr do i gezoni te gjithe. Varriiiiii esht hesapi por jeni te verbuar dhe sdo ta kuptoni kurre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?