Kërkoi uljen e taksës së banesës, Lame: Nëse do shkonte në 6-8% do paguhej më shumë nga qytetarët! Shmang evazionin fiskal, heqim rivlerësimin

18 Shkurt 2023, 10:45| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 11:07

  • Share

 

Kreu i Kadastrës, Artan Lame u ndal në propozimin e tij për uljen e taksës së banesës, e cila aktualisht është 15%. Në konferencën me gazetarët Lame tha se nëse kjo taksë do të ulej në 6 ose 8% do bëntë që qytetarët të ishin më të prirur që ta paguanin dhe kështu do të shmangej evazioni fiskal që bëjnë me apartamentet përmes noterëve, duke ulur vlerën e tyre apo duke u përpjekur të fshehin pasuritë. Nës e kjo taksë do të ulej, sipas Lames s’do të kishte më nevojë për rivlerësim.

Gjithsesi Lame tha se duhet bërë një analizë e mirë për të përcaktuar sa mund të ulet taksa e pronës dhe më pas është në dorë të qeverisë nëse do e pranojë ose jo.

“Raporti bëhet që ne të kuptojmë ca fund dhe ca jo. Ka treguar një gjë dhe logjika e qytetarëve në raport me rivlerësimin e pasurive. Duke qenë se është 15%, duke qenë e lartë shumë qytetarë janë të priur që të presin, o do bëhet një ditë rivlerësimi, o të gjejnë mënyra për të bërë evazion fiskal, duke ulur vlerën e apartamenteve e me radhë. Nëse ulim taksën një shifër që s’mund ta them, se do kërkonte analizë ekonomike, s’do kishte nevojë të bëhej rivlerësim, dhe sot ta paguanit atë. Nëse e ul në 6 ose 8 do e paguanin dhe janë në rregull. Ligjërohet shumë më tepër pronësi sesa sot që mundohen të gjejnë lloj lloj shtigjesh nëpërmjet noterëve. Kërkon një analizë të thelluar dhe bisedime me qeverinë nëse do e pranonte”, tha Lame.


Lajmi kryesor:

Presidenca e paregjistruar, Lame: Ia kërkova Metës kur ishte President, refuzoi! Kreu i Partisë së Lirisë: Keni grabitur pronat shtetërore për oligarkët


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?