Gjykata e Larte dhe Ilir Meta

Meta asnjë mundësi bllokimi për emërimin e 3 anëtarëve të Gjykatës së Lartë, afati 10 ditor dhe si do bëhet betimi

6 Mars 2020, 08:30| Përditesimi: 6 Mars 2020, 08:56

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dërguar tre kandidatë Presidentit Ilir Meta për tre vende vakante në Gjykatën e Lartë. Ata janë Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe. Ndryshe nga çfarë ndodhi me Gjykatën Kushtetueses, e cila u kthye në burim konfliktit mes Presidentit, Kuvendit dhe KED, Meta nuk ka asnjë mundësi për të bllokuar emërimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Rregullat e emërimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të përcaktuar qartësisht në Kushtetutën e ndryshuar në 2016. Sipas nenit 139 pika 2 e Kushtetutës, Meta ka vetëm 10 ditë kohë për të emëruar tre anëtarët e Gjykatës së Lartë, nga data e marrjes së vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, me përjashtim të rasteve kur Presidenti konstaton se kandidati nuk plotëson kriteret e kualifikimit ose kushtet e zgjedhshmërisë, sipas ligjit.

1583426142_1583423572sadyshipupepanda.jpg

Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda

Por, edhe nëse Meta vendos të mos emëroi me dekret një nga kandidatët, me pretendimin se nuk plotëson kriteret e kualifikimit, dekreti i Presidentit të Republikës për

Mos emërimin e kandidatit humbet fuqinë kur kundër tij votojnë shumica e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në këtë rast, si dhe kur Presidenti nuk shprehet, kandidati shpallet i emëruar dhe fillon detyrën brenda 15 ditëve nga data e vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Po si do të bëhet betimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë?

Neni 61 i ligjit për statusin e gjyqtarëve të prokurorëve parashikon që mandati i anëtarit të Gjykatës së Lartë fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Por, shumica ka vendosur t’ia heqë këtë kompetencë Presidentit, i cili mund ta përdorë si instrument bllokimi. Në ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të miratuara nga Kuvendi dhe të kthyera dje nga Meta për rishqyrtim, parashikohet që Këshilli i Lartë Gjyqësor organizon ceremoninë e betimit për anëtarin e Gjykatës së Lartë jo më vonë se 10 ditë nga data e emërimit ose e shpalljes i emëruar. Ndryshimet pritet të miratohen sërish nga Kuvendi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O tej: 05/03/2020 18:15

    Medemek ky Meta celsat e qenefit ka ..... Ja kan ba menderin ne koke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?