Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ilir Panda

Dritë jeshile për 35 mijë dosjet stok/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i dërgon tre emrat Metës për Gjykatën e Lartë

5 Mars 2020, 16:49| Përditesimi: 5 Mars 2020, 17:22

  • Share

TIRANË- Dritë jeshile për zhbllokimin për 35 mijë dosjeve të mbetura stok në bodrumet e Gjykatës së Lartë! Ashtu siç e kishin bërë më herët të ditur, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit i ka dërguar tre emrat e rinj për t'u emëruar në Gjykatën e Lartë. Në garë janë Sokol Sadushi, Ilri Panda dhe Ervin Pupe.

Këta tre kandidatura vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve, e ndërsa pritet që në ditët në vijim të hapet gara për 6 gjyqtarë të cilët vijnë nga radhët e gjyqtarëve për Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 vende, ku aktualisht ka vetëm një anëtar funksional dhe ai është Ardian Dvorani me mandat të përfunduar, tashmë kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Siç ka raportuar më herët, gazetari i Report tv, Arsen Rusta, mes tre emrat e rinj nga radhët e jo gjyqtarëve pritet që të vihen në funksion dhe tre kolegjet përfshi atë Penal, Civil dhe Administrativ, të bllokuara për më shumë se sa 1 vit e gjysmë.

Njoftimi i Klgj

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?