Mëngjes pune për Shqipërinë në Bruksel, Komisioneri për Zgjerimin përgëzon anti-KÇK-në: Tregon lidership

17 Shkurt 2020, 09:23| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 16:31

  • Share

BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mëngjesin e punës së organizuar nga ministri i Jashtëm Italian Di Maio. Në takim ishin të pranishëm komisionerë dhe ministra të jashtëm të vendeve të BE. Di Maio organizoi mëngjesin e punës për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë, pak orë para Konferencës së Donatorëve.

"Mirëserdhët në këtë takim formal dhe do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për pjesëmarrjen.

Qysh prej Këshillit të parë të Jashtëm në dhjetor, shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët, për ta bërë procesin e zgjerimit më të besueshëm dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellët midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë dhe Beograd, pasi vizitova Shqipërinë në verë. Ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin për parimet e të ardhmes për zgjerimin, si dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gur themeli i procesit të zgjerimit.

Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe njëherë se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshirë edhe besueshmërinë e BE-së si aktor global. Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi jonë kyç, gjeostrategjik e politik, për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin dhe prosperitetin në Europë.

Lidhur me negociatat për zgjerim, hapja e këtyre negociatave do të shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit europian. Megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon" u shpreh Di Maio.

Komisioneri Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat dhe mbështeti operacionin Forca e Ligjit kundër pasurisë së personave që dyshohet se i kanë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.

"Diskutim në mëngjes me Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrat e Jashtëm të BE-së, të organizuar nga Luigi di Maio. Diskutim i mirë mbi përparimin e reformat dhe solidaritetin e fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit përpara konferencës së sotme të donatorëve ndërkombëtarë. Jo vetëm që kanë plotësuar kushtet, por shpejtësia e reformave është shtuar. Përgëzoj operacionin OFL. Ngrirja e aseteve të të dënuarve tregon lidership në luftën kundër krimit" tha ai.

Pas përfundimit të takimit kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook duke vlerësuar ministrin e Jashtëm italian dhe pjesëmarrësit në mëngjesin e punës për Shqipërinë. "Me mikun e çmuar, ministrin e jashtëm të Italisë, Luigi di Maio, komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi, dhe ministrat e jashtëm të BE në Bruksel" shkruan Rama.

Krerët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Europian mbrëmjen e djeshme zhvilluan një takim joformal në Bruksel, në fokus të së cilit ka qenë perspektiva e zgjerimit të Unionit.

Në fjalën e tij, në përfundim të takimit, kryeministri Edi Rama tha se ka marrë një sinjal se rrugëtimi deri në çeljen e negociatave nuk do të jetë i lehtë, e ndërsa theksoi se uron që metodologjia e re të jetë një platformë mirëkuptimi nga shtete anëtare.

Nga ana tjetër, presidentja e KE-së tha se ndryshimet e bëra i hapet rruga për çeljen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në, mundësisht para samitit të Zagrebit, pra para muajit maj.

Ora 16:27
Rama 'shfrytëzon' pushimin nga Konferenca e Donatorëve, takon ministrin e jashtëm francez për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka "shfrytëzuar" pushimin e shkurtë nga konferenca e donatorëve për të takuar ministrin e jashtëm francez. Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri raporton nga Brukseli se në fokus të këtij takim është çelja e negociatave me Bashkimin Europian. Kujtojmë që Franca ka qenë një nga vendet skeptike, por së fundmi Macron dha "dritën jeshile" duke deklaruar se nëse Komisioni Europian jep "OK" edhe Franca do të jetë dakord.   

Ora 13:39
Konferenca e donatorëve/ Rama takim me gazetarët ndërkombëtar...drekë pune për negociatat me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama, pak orë para zhvillimit të konferencës së Donatorëve, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare për Konferencën si dhe një drekë pune organizuar nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Olivér Várhelyi. Në këtë takim kanë marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, dhe fokusi ka qenë metodologjinë e re të negociatave dhe bashkëpunimin rajonal.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 17/02/2020 11:46

    Ashtu eshte , atdhetar si ky ska pare ndonjehere vendi. Lider po se po. Saliu vari leshte. Nje here vajti ne Bruksel, kur firmosi per anraresimin ne NATO. Ah, vajti dhe nje here kur mori pyetsorin e e KE per procesin e antaresimit. Lidershipi Rama eshte ku e ku: java shtate, tete dite e nete ne Bruksel. Darka, dreka pune dhe mengjeze ore pune, pune pa pushim. Mrafte pika sa lodhen. Per "atdheun".

    Përgjigju
  • Nik: 17/02/2020 11:24

    Politikisht jo, por realisht po, sepse duhet te zhduket nga kurrizii shqiptareve kjo band antishqiptare qe quhet PD.Eshte gabim historik perpjekja per ti futur perseri ne loje. Kane gati 30 vjet qe punojne sistematikishte kunder interesave te vendit.

    Përgjigju
  • BURR SHTETI: 17/02/2020 10:12

    Edi Rama je burr shteti je Atdhetar po e tregon me vepra. Po punon fort Shqiprin nga tok e djegur që e bër qeni malok salhe ti po e rindërton. Qent le të lefin pa pushim karvani të heci para. RESPEKT PËR EDI RAMËN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?