FOTO/ 'Më parë vdes se shkoj te Berisha', del mesazhi i Gaz Bardhit, si betohej kundër ish-kryeministrit para 'bashkimit'

14 Shkurt, 20:05| Përditesimi: 14 Shkurt, 20:28

  • Share

Kalimi i Gazment Bardhi nga Lulzim Basha te Sali Berisha ka qenë i papritur pasi ishte betuar që nuk do ta bënte kurrë.

Së fundmi po qarkullon nëpër grupe të brendshme në rrjete sociale një mesazh mes Bardhit dhe një anëtari të PD, i shkëmbyer në qershor të vitit të kaluar, në të cilin Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.

“Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do t'i bashkoheshin Berishës.

Mesazhi është komentuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report TV nga gazetari Flogert Muça.

Tashmë Gazmend Bardhi pranon hapur se jo vetëm është në krah të Berishës, por nuk ka kompleks ta pranojë kryetar të partisë pa vulë.

1707937227_bardhibiseda.png

Biseda mes Gazment Bardhit dhe anëtarit të PD para se të bashkohej me Rithemelimin

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anila: 16/02/2024 18:36

    Sa turp dhe del si gore neper televizione dhe genjen pa pike turpi dhe justifikohet jo e tjashe keshtu jo e thashe ashtu. Burrin fjala e mban. Dhe une harxhoj gojen kot me kete, ky eshte grua e kaluar gruas.

    Përgjigju
  • e drejta: 15/02/2024 13:38

    EPO NUK ESHTE KOLLAJ TA KESHE EMRIN GAZMENDA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?