VIDEO/ ‘Unë largohem nga politika nëse Berisha merr PD-në’, ndryshimi radikal i Bardhit në raport me ish-kryeministrin non grata

14 Shkurt, 14:31| Përditesimi: 14 Shkurt, 14:46

  • Share

Gazment Bardhi tashmë i është bashkuar grupit të Sali Berishës dhe nuk ka as kompleks të pranojë se e njeh ish-kryeministrin si kryetar të partisë, ndonëse deri pak kohë më parë Bardhi ka qenë një kundërshtar i fort i tij që pasi u shpall non grata nga SHBA.

Deri pak muaj më parë, Bardhi deklaronte se ai do të largohej nga politika, nëse Berisha merrte drejtimin e PD, ndërsa sot i është bashkuar grupit të tij dhe ka nisur takimet krah Nokës edhe në bazë.

“Problemi që kam unë sot. Nëse Berisha është kryetari i PD, Gazment Bardhi tërhiqet nga politika aktive”, deklaronte Bardhi më parë.

Bardhi ka ndryshuar qëndrim në mënyrë radikale në lidhje me Sali Berishën. Në intervistën e parë dhënë për Report Tv pasi shkoi në selinë e Rithemelimit, Bardhi tha se tashmë pranon vullnetin e shumicës së anëtarëve që njohin Berishën si kryetar.

“Një lidership i ri do të ishte zgjidhja optimale për PD-në. Kështu e gjykoj unë. Për fat të keq, mendimin tim nuk e ndanë shumica e anëtarëve të partisë. E vetmja zgjidhje që mbetet është që duhet të respektohet vullneti i shumicës pavarësisht se çfarë do të tregojë koha”, tha Bardhi në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv më 12 shkurt.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?