Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Albi Muhollarin të akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Zeniat Muhollari 68 vjeç me qese plastmasi. Seanca e sotme është drejtuar nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Avokati i të riut ka kërkuar që të shtrohet në spital psikatrik.
Ne fillim kjo e fundit ka paraqitur të gjithë dinamiken e ngjarjes në baze të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor ne vendngjarje ku bejnë fajtor 24 vjecarin studentin ekselent per vrasjen e të ëmës. Provat e shtruara nga prokurorja Plaku kanë zgjatur gati çerek ore. Ndërsa ne dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari ka qene pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar qe gjyqtari Baçi te japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin! Avokati i tij kërkon të shtrohet në spital psikiatrik
G.MO/ReportTv.al