VIDEO/ Mbyti të ëmën me plastmas në Përmet, Gjykata lë në burg 24-vjeçarin! Avokati i tij kërkon të shtrohet në spital psikiatrik

6 Qershor 2023, 10:29| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 11:36

  • Share

PËRMET- Gjykata e Gjirokastrës dha sot masën e sigurisë 'arrest me burg" për Albi Muhollarin të riu 24-vjeçar i cili akuzohet se mbyti të ëmën me qese plastmasi. 

Gazetari i Report Tv, Piro Nase bën me dije se seanca e sotme është drejtuar nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Në fillim kjo e fundit ka paraqitur të gjithë dinamiken e ngjarjes në baze të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor ne vendngjarje ku bëjnë fajtor 24 vjecarin studentin ekselent për vrasjen e të ëmës. Provat e shtruara nga prokurorja Plaku kanë zgjatur gati çerek ore. Ndërsa në dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari ka qenë pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar qe gjyqtari Baçi te japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent. Avokati i të riut ka kërkuar që të shtrohet në spital psikatrik.

I riu ka hyrë i shoqëruar nga një sërë policësh në ambjentet e gjykatës. Ditën e djeshme, i riu ka qenë në gjendje shoku. 

“Çfarë ishte kjo që bëra”?! Kjo ka qenë fjalia e vetme që ka artikuluar Albi Muhollari teksa shoqërohej në polici për mbytjen e nënës së tijZeniat Muhollari, me qese plastmasi në Përmet mbrëmjen e 3 qershorit 2023. 

24 vjeçari (në foto) ishte kthyer vetëm pak ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kishte përfunduar studimet me rezultate të larta për Inxhinieri Kompjuterike në Dearborn, Michigan, Shtetet e Bashkuara.

Çifti Muhollari dhe djali i tyre kishin rreth 3 ditë që ishin kthyer nga Amerika në Përmet për të kaluar pushimet verore. I biri, 24-vjeçari Albi Muhollari dyshohet se për shkak të gjendjes së tij depresive, mbyti të ëmën me plastmas. Për ngjarjen e rëndë i ati bën fajtor doktorin e spitalit të Përmetit, i cili nuk e mbajti të birin të shtruar aty. Mesa duket, të dy kanë qenë në dijeni të gjendjes shëndetësore të të birit dhe u përpoqën ta ndihmojnë që të kurohej. Megjithatë, duke qenë se doktori nuk e mori përsipër rastin, as policia nuk e merrte dot pasi do duhej firma e mjekut.

Krimi i rëndë në familje ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 3 qershor 2023, mes tyre dhe djalit ka pasur një debat që përfundoi në tragjedi.

Në përditësim...  

1685958890_albimuhollari.jpg

Ora 11:24
Mbyti nënën e tij me plastmas në Përmet, lihet në burg 24-vjeçari! Albi Muhollari pranon krimin, avokati kërkon të shtrohet në psikiatri

1686040123_albimuhollari.jpg

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Albi Muhollarin të akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Zeniat Muhollari 68 vjeç me qese plastmasi. Seanca e sotme është drejtuar nga gjykatësi Gjergji Baçi me prokuroren e përgjithshme, Denisa Plaku. Avokati i të riut ka kërkuar që të shtrohet në spital psikatrik.

Ne fillim kjo e fundit ka paraqitur të gjithë dinamiken e ngjarjes në baze të hulumtimeve të marra prej grupit hetimor ne vendngjarje ku bejnë fajtor 24 vjecarin studentin ekselent per vrasjen e të ëmës. Provat e shtruara nga prokurorja Plaku kanë zgjatur gati çerek ore. Ndërsa ne dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari ka qene pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar qe gjyqtari Baçi te japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?