Mbetjet kockore të gjetura pranë ‘Gurtit të Lenecit’ në Tepelenë, policia jep detaje: Gjysmë kafke e vjetër, ja çfarë dyshohet

21 Janar, 20:53| Përditesimi: 21 Janar, 20:57

  • Share

1702586804_policia.jpg

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon eshtrave të gjetura mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”.

Në njoftim sqarohet se bëhet fjalë për mbetje kockore (gjysmë-kafkë) njeriu që dyshohet se është e vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.  Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti”- thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Tepelenë, gjenden mbetje kockore, policia: Gjysmë kafkë e vjetër! Dyshohet se ujërat e lumit e sollën pranë një shpelle


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?