Foto ilustruese

Tepelenë, gjenden mbetje kockore, policia: Gjysmë kafkë e vjetër! Dyshohet se ujërat e lumit e sollën pranë një shpelle

21 Janar, 19:38| Përditesimi: 21 Janar, 21:02

  • Share

GJIROKASTËR- Mbrëmjen e sotme (21 janar), janë gjetur mbetje kockore në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit" në njësinë administrative Lopës të Tepelenës. 

Mësohet se është gjetur një gjysmë-kafkë njeriu e vjetër. Sipas policisë, kafka mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës. 

Gjatë kontrollit të bërë në territor, policia nuk gjeti mbetje të tjera kockore. Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rastit. 

 

Ora 20:53
Mbetjet kockore të gjetura pranë ‘Gurtit të Lenecit’ në Tepelenë, policia jep detaje: Gjysmë kafke e vjetër, ja çfarë dyshohet

1702586804_policia.jpg

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon eshtrave të gjetura mbrëmjen e sotme në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”.

Në njoftim sqarohet se bëhet fjalë për mbetje kockore (gjysmë-kafkë) njeriu që dyshohet se është e vjetër dhe mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës nga ujërat e lumit të zonës.

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur "Gurti i Lenecit", në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. 

Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore.  Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti”- thuhet në njoftimin e policisë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?