Masat e sigurisë për Berishën, qeveria: S’komentojmë vendimet e GJKKO! Luftuam që drejtësia të ishte e pavarur

25 Tetor 2023, 09:56| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 10:24

  • Share

TIRANË- Qeveria shqiptare nuk komenton vendimin e Gjykatës së Posaçme për vendosjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për Sali Berishën, sa i takon aferës së privatizimit të Partizanit.

“Sikurse sa herë si anëtarë të qeverisë jemi pyetur për veprimet e instancave të drejtësisë, ne nuk kemi bërë komente", tha Kumbaro. 

E pyetur nga gazetarët nëse është shkelur Kushtetuta për rastin e Berishës, ministrja Mirela Kumbaro në emër të qeverisë tha se nuk do japin koment, por do respektojnë ndarjen e pushteteve. Ajo theksoi se mazhoranca ka iniciuar ngritjen e SPAK dhe GJKKO dhe kanë luftuar që të punojnë të pavarura, prandaj s'do të flasin as për rastin e Berishës. 

“Respektojmë ndarjen e pushtetit, e respektojmë më shume se kushdo tjetër se kjo qeveri ka qenë ajo që e ka themeluar, ka luftuar që ky sistem, GJKKO dhe SPAK të ngrihen të funksionojnë në kushtet më të mira të mundshme. S’ben përjashtim asnjë veprim, janë veprime procedurale, s’kemi komentuar dhe nuk bëj asnjë përjashtim për rastin në fjalë”, tha Kumbaro pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ky reagim i qeverisë shqiptare vjen para se ditën e sotme të mbahet se GJKKO seanca për Sali Berishën, ku do të njihet me dy masat e sigurisë të vendosura ndaj tij. Në dosjen “Partizani” Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, ndërsa Sali Berisha vetëm për “korrupsion pasiv”.  Ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohet për 'korrupsion aktiv' dhe 'pastrim parash' .

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?