Lulzim Basha

Lumir Abdixhiku kryetari i ri i LDK-së, Basha: Pres me kënaqësi të punoj me të, do e çoj bashkëpunimin para

14 Mars 2021, 19:22| Përditesimi: 14 Mars 2021, 19:28

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet dhe se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.

Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha.

Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke u zgjedhur kryetar që në raundin e parë. Në garë për tu bërë kryetar i LDK-së ishte edhe Lutfi Harizi i cili mori 117 vota dhe Besian Musatafa me vetëm 16 vota, ndërsa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillonte procesi i votimit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?