Kryetari i ri i LDK-së Lumir Abdixhiku

Kosovë/ Pas dorëheqjes së Isa Mustafës, kryetari i ri i LDK-së zgjidhet Lumir Abdixhiku

14 Mars 2021, 14:42| Përditesimi: 14 Mars 2021, 14:45

  • Share

KOSOVË- Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të partisë i cili është Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka arritur të marrë mbi 190 vota nga 329 delegatë që kanë votuar, duke u zgjedhur kryetar që në raundin e parë.

Në garë për tu bërë kryetar i LDK-së ishte edhe Lutfi Harizi i cili mori 117 vota dhe Besian Musatafa me vetëm 16 vota, ndërsa Anton Quni hoqi dorë nga kandidimi pak orë para se të fillonte procesi i votimit.

Pasi u shpall kryetar i LDK-së Lumir Abdixhiku, i falënderoi për besimin dhe tha se do të hapet një faqe e re në rrugëtimin politik të LDK-së duke e kthyer sërish në vendin e saj origjinal.

“Ju faleminderit nga zemra për besimin. Sot po e hapim një faqe të re në rrugëtimin tonë politik me synime të qarta për ta rikthyer LDK-në në vendin e saj origjinal”, tha Abdixhiku.

Ai tha se LDK-ja ka qenë gjithnjë promotore dhe kujdestare e vlerave, ndërsa tha se arsyen për humbjen e votuesve duhet ta gjejnë në vetvete.

“LDK u tregua kujdestare e vlerave, promotore e secilit hap euro-atlantik. LDK nuk arriti të mbajë e as të rrisë votuesit e saj. Arsyen e vërtetë e gjejmë te vetvetja dhe nga vetvetja duhet ta nisim rrugëtimin tonë të madh”, tha ai.

Pas certifikimit të zgjedhjeve më 14 shkurt, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 % të votave. Ky është rezultati më i ulët që ka marrë ndonjëherë LDK-ja në zgjedhje parlamentare.

Pas rezultatit të shënuar, ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dha dorëheqje.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?