Vladimir Putin

Lufta në Ukrainë/ Putin: Nga pikëpamja ushtarake, ne jemi gati për një luftë bërthamore

13 Mars, 07:47| Përditesimi: 13 Mars, 10:02

  • Share

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka kërcënuar se nëse SHBA do të kryeje teste bërthamorë dhe ato janë gati të bëjnë të njëjtën gjë

"Nga pikëpamja ushtarako-teknike, Rusia është e gatshme për një luftë bërthamore" nëse ekziston një kërcënim për shtetin, sovranitetin ose pavarësinë rus: Kështu tha Presidenti rus Vladimir Putin. 

Duke folur në një intervistë me televizionin shtetëror rus Rossiya 1 dhe agjencinë Ria Novosti, shefi i Kremlinit tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të shmangin çdo përshkallëzim që mund të shkaktojë një luftë bërthamore, por theksoi se forcat bërthamore ruse janë gati. 

I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të përdorë armë bërthamore në fushën e betejës në Ukrainë, Putin tha se nuk kishte nevojë.

“Ne jemi gati për luftë atomike, por në Ukrainë nuk kishte nevojë për të. Gati për të përdorur armë bërthamore nëse Rusia kërcënohet”, tha presidenti rus Vladimir Putin sipas agjencisë Ria.

Ora 08:28
'Ndihma ushtarake për Ukrainën e pamjaftueshme', Biden: Duhet të veprojmë para se të jetë vonë

1710314987_bidenjoe.JPG

Ndihma ushtarake prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën e prezantuar nga administrate e SHBA është e pamjaftueshme sipas presidentit Joe Biden. Ai e bëri këtë koment përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk.

‘Sot Shtetet e Bashkuara paraqesin një ndihmë emergjente për Ukrainën duke përdorur kostot e ruajtura nga kontrata të mëparshme të Pentagonit. Paketa përfshin municione dhe armë… të cilat unë kam autoritetin të jap pas i kërkuar Kongresit më shumë para’, tha presidenti Biden.

Nga ana tjetër ai shton: Duhet të veprojmë përpara se të jetë shumë vonë.

Duda i cili foli pas Biden, bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e tyre mbrojtëse në 3% të GDP.

Ora 08:06
Moska: Përpjekjet e Ukrainës për pushtim u ndalën, s’ka pasur shkelje të kufirit shtetëror

1709562600_rusiukraine.jpg

Ministria ruse e Mbrojtjes përsëriti në mbrëmje se përpjekjet e formacioneve ushtarake nga Ukraina për të hyrë në territorin rus u zmbrapsën.

Sipas ministrisë, të cituar nga agjencia Ria Novosti , 234 ushtarë armik u vranë dhe shtatë tanke dhe tre automjete të blinduara të prodhimit amerikan Bradley u shkatërruan. 

“Nuk ka pasur shkelje të kufirit shtetëror”, theksoi edhe një herë Ministria e Mbrojtjes.

Ora 08:01
Sulmohet me dron rafineria e naftës në Rusi, disa të plagosur

1710106515_sulmnekursk.JPG

Një rafineri nafte është sulmuar nga një dron në Rusi. Nga sulmi u plagosën disa persona.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?