Llogaritë/ Kombëtarja mund të kualifikohet edhe me dy humbje, një pikë në Moldavi na dërgon direkt në 'Gjermani 2024'

16 Tetor 2023, 10:31| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 17:24

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon të jetë në krye të grupit E kualifikues të Euro 2024. Me 13 pikë, kuqezinjtë e Sylvinhos kanë lënë pas Çekinë që ka 11 pikë dhe Poloninë që ka 10 pikë. Më pas Moldavia me 9 pikë dhe Ishujt Faroe me vetëm 1 pikë.

Në këtë grup, Polonia dhe Ishujt Faroe kanë shtatë ndeshje të zhvilluara dhe vetëm një duel të mbetur deri në fund. Kështu, sipas të gjitha llogaritjeve një pikë e Shqipërisë kundër Moldavisë në transfertën e 17 nëntorit, do bënte që kuqezinjtë të ishin zyrtarisht në Euro 2024 për fazën finale që zhvillohet verën që vjen.

Në kushtet kur fatet luhen për vendin e parë në grup, tanët nuk do donin t'i linin gjë rastësisë, duke tentuar edhe vazon e parë në ndarjen e shortit që do hidhet në 2 dhjetor në Gjermani.

Veç pikës së shumëpritur kundër moldavëve, Shqipëria mund të kalojë më tej edhe nëse i humbet dy ndeshjet e radhës, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Kjo nëse me Moldavinë tanët humbasin me një gol dhe Çeki - Moldavi si edhe Poloni - Çeki të dilnin barazim. Me këto rezultate, kuqezinjtë do ishin më sipër se kundërshatrët, për shkak të ndeshjeve direkte.

Ndeshjet e mbetura në grupin E:

Moldavi - Shqipëri

Poloni - Çeki

Çeki - Moldavi

Shqipëri - Ishujt Faroe

Renditja:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?