Goli i Gavit

GOLAT/ Spanja dhe Turqia fitore kualifikimi, biletën për në Euro 2024 e siguron edhe Skocia

16 Tetor 2023, 09:57| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 12:05

  • Share

Europiani 2024 është në raundin e tetë të ndeshjeve kualifikuese. Pas përballjeve të fundit, Spanja, Skocia dhe Turqia kanë marrë një biletë për të qenë në fazën finale të "Euro 2024". Spanjollët fituan 0-1 në transfertë kundër Norvegjisë, duke lënë Haaland pa Europian, të paktën nga faza direkt. Norvegjia tanimë duhet të shpresojë për zonën play-off.

Në stadiumin "Ullevall" në Oslo, Norvegjia vendase nuk mundi të sigurojë pikë, teksa Spanja fitoi 0-1 me golin e Gavit. Tanimë "Furia e Kuqe" ka siguruar edhe matematikisht biletën për në Europian. Dueli ishte i vështirë për miqtë, që ia dolën të shënonin vetëm një gol në minutën e 49-të, që mjaftoi për objektivin. Me këtë rezultat, grupi A mëson dy skuadrat që kalojnë më tej. Pas Spanjës, edhe Skocia ka marrë një biletë për më tej.

Për grupin D kualifikues, Turqia fitoi 4-0 me Letoninë në qytetin e Konyas, duke siguruar biletën për më tej. Golat për skuadrën e Vincenzo Montellas u shënuan të katërt në pjesën e dytë, me autorë Akgyn, Tosun (2x) dhe Akturkoglu. Kështu, turqit janë skuadra e radhës që kualifikohen për në fazën finale të Euro 2024.

Në ndeshjet e tjera, Gjeorgjia fitoi me Qipron 4-0, teksa Zvicra u ndal në barazimin 3-3 nga Bjellorusia. Për grupin E kualifikues, Çekia fitoi 1-0 me vështirësi kundër Ishujve Faroe, teksa Polonia u ndal 1-1 nga Moldavia në shtëpi. Kështu, Shqipëria edhe pse pushim kryeson grupin (13 pikë) dhe me një pikë në ndeshjen e radhës në Moldavi (17 nëntor) do siguronte kalimin për në fazën finale.

Franca, Belgjika dhe Portugalia, matematikisht janë kualifikuar bashkë me Gjermaninë, e cila do mirëpresë të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Euro 2024. Të dielën përfunduan edhe duelet e xhiros së tetë kualifikuese ku edhe tre kombëtare do të jenë pjesë e evropianit. Ato janë Spanja, Turqia dhe Skocia.

Rezultatet:

Ora 12:03
Shtatë skuadrat e kualifikuara për në 'Gjermani 2024'


Franca, Belgjika dhe Portugalia, matematikisht janë kualifikuar bashkë me Gjermaninë, e cila do mirëpresë të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Euro 2024. Të dielën përfunduan edhe duelet e xhiros së tetë kualifikuese ku edhe tre kombëtare do të jenë pjesë e evropianit. Ato janë Spanja, Turqia dhe Skocia.

Ora 09:58
Montella si një 'bekim', Turqia 'pret biletën' Euro 24 me poker (VIDEO)

Për grupin D kualifikues, Turqia fitoi 4-0 me Letoninë në qytetin e Konyas, duke siguruar biletën për më tej. Golat për skuadrën e Vincenzo Montellas u shënuan të katërt në pjesën e dytë, me autorë Akgyn, Tosun (2x) dhe Akturkoglu. Kështu, turqit janë skuadra e radhës që kualifikohen për në fazën finale të Euro 2024.

Ora 09:57
VIDEO/ Një gol dërgon Spanjën në Europian, Haaland mbetet jashtë 'Gjermani 24'

Në stadiumin "Ullevall" në Oslo, Norvegjia vendase nuk mundi të sigurojë pikë, teksa Spanja fitoi 0-1 me golin e Gavit. Tanimë "Furia e Kuqe" ka siguruar edhe matematikisht biletën për në Europian. Dueli ishte i vështirë për miqtë, që ia dolën të shënonin vetëm një gol në minutën e 49-të, që mjaftoi për objektivin. Me këtë rezultat, grupi A mëson dy skuadrat që kalojnë më tej. Pas Spanjës, edhe Skocia ka marrë një biletë për më tej.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?