Lezhë, shpërthimi në banesën ku jetonte e vetme 80 vjeçarja, i biri në emigrim! Familjarët: S’kemi konflikte! Autori përfitoi nga errësira, iku pa lënë gjurmë

4 Shkurt, 08:17| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:39

  • Share

Një banesë dy katëshe u sulmua me lëndë plasese në Lezhë, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës (3 shkurt 2024) në shtëpinë Aleks Ivanajt në fshatin Ishull-Lezhë.

Lënda plasëse u hodh nga përsona të paidentifikuar në oborrin e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes brenda baneses ishte një e moshuar 80-vjeçare nëna e të zotit të shtëpisë, pasi kryefamiljari sëbashku me familjen ndodhet prej vitesh në emigrim. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa policia e cila mbërriti menjëhere në vendin e ngjarjes nisi hetimet në lidhje me rastin. Nga verifikimet paraprake bëhet me dije se brenda shtëpisë është hedhur një kapsollë detonatore e cila ka shpërthyer.

Pjestaret e familjes Ivanaj kanë deklaruar në polici se nuk kanë konflikte, ndërsa blutë vijojnë veprimet hetimore për për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili mendohet se ka qenë një person dhe duke përfituar nga erresira ka arritur të veprojë dhe është larguar pa lene gjurme. Policia po analizon kamerat e sigurise për bizneseve dhe banesave në zonë për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, çka mund të ndihmojë në identifikimin e autorit.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sapa: 04/02/2024 10:28

    Te tilla ngjarje do ndodhin edhe pas 100 vitesh vetem per aresyen e thjeshte :nuk ekziston shtet qe ti jape zgjidhje problemeve kaq delikate te pronave.Dhe mosberja e shtetit vazhdon duke pare hezitimin e organave te drjtesise per tju vene hekurat te gjithe atyre qe e kane katandisur kete vend keshtu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?