Gjatë takimit të Bujar Leskajt

Politikë

Leskaj me persona me aftësi ndryshe: Qeveria e ka lënë në mjerim këtë kategori, ne do t'i trajtojmë me dinjitet

3 Prill 2021, 13:08| Përditesimi: 3 Prill 2021, 17:32

  • Share

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun Vlorë, Bujar Leskaj, ka zhvilluar  një takim sot me persona me aftësi ndryshe.

Në një postim në Facbeook, Leskaj shkruan se është tronditëse gjendja në të cilën i ka lënë kjo qeveri në ikje këto 8 vite.

"Pensionet e tyre qesharake  dhe nuk u dalin jo për të paguar drita, ujë apo ilaçe, por as për t’u ushqyer e veshur, barnat që ata marrin me rimbursim janë reduktuar, shumicës prej tyre u është ndërprerë ndihma sociale; shumicës prej tyre u janë hequr personat kujdestarë që duhet të paguheshin nga shteti (duke u dhënë paga të ulëta në kufitjë e mbijetesës, që t’i detyrojnë të largohen nga skema)... Për punësim të këtyre njerëzve, të kësaj kategorie që kërkon dinjitet e barazi nuk bëhet fjalë!

Qeveria e propagandës dhe e fasadave këta njerëz i ka braktisur në mëshirë të fatit. E, pra! Në 25 prill edhe për këta bashkëqytetarë me aftësi ndryshe, së bashku me Partinë Demokratike do të triumfojë edhe dinjiteti, mirëqenia; do të rikthehet buzëqeshja dhe shpresa.

Qeveria e Lulzim Bashës është angazhuar që të ulë në mënyrë drastike varfërinë dhe t’i shikojë në sy e me prioritet këta njerëz. Jo me lëmoshë, por me dinjitet, punësim dhe respekt të vlerave që ata kanë dhe kontributit që mund t’i japin shoqërisë shqiptare. Është angazhuar të rrisë pensionet dhe pagat. Trajtimi mjekësor do të jetë dinjitoz; ndihma sociale do t’u rikthehet, në mënyrë që jetesa e tyre të jetë normale", shkruan Leskaj në Facebook.

 

Ora 17:29
Bujar Leskaj me të rinjtë në Vlorë: 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, ishte sot i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga forumi rinor i degës së PD në Selenicë.

Sikurse edhe në takime të tjera elektorale të PD-së, qindra të rinj u mblodhën sot në Selenicë, duke shkelur masat anti-COVID, ndërsa marshuan nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.

"Kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill, do të jetë dita e madhe e ndryshimit", tha Leskaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • birce: 03/04/2021 22:37

    O BUJKAR ti je vampir, po le nam me keto idjotizma qe po ben, ne Vlore do fitosh koqet e balos....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?