Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, ishte sot i pranishëm në një aktivitet të organizuar nga forumi rinor i degës së PD në Selenicë.
Sikurse edhe në takime të tjera elektorale të PD-së, qindra të rinj u mblodhën sot në Selenicë, duke shkelur masat anti-COVID, ndërsa marshuan nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias.
"Kjo rini, kjo frymë është grushti i madh që Sekti Rama do të marre në 25 prill, do të jetë dita e madhe e ndryshimit", tha Leskaj.
Lajmi kryesor: