Edmond Panariti

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Panariti: Duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe BE-së

13 Maj 2020, 19:15| Përditesimi: 13 Maj 2020, 19:40

  • Share

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti mbështet faktin se procesi i legalizimit të kanabisit mjekësor duhet të kalojë përmes filtrit të DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ai thotë se nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore.

Sipas tij, të gjitha vendet e BE-së që kanë licensim të fermave të hashashit mjekësor i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organe të specializuara dhe që mund të lëvizin vetëm brenda tregut farmaceutik të saj.
 

Postimi i plotë i Panastitit:
Përse legalizimi i hashashit mjekësor, duhet të kalojë në filtrin e DEA-s Amerikane dhe të Komisioni Evropian? Sepse nën mbikëqyrjen e rreptë të DEA-s Amerikane, Agjencia e Kontrollit të Barnave (FDA) vazhdon ende ta mbajë hashashin ne kategorinë numër një të opioideve, pra njësoj si heroina dhe crack-un dhe e konsideron ende atë me vlera të kufizuara mjekësore.
Është e vërtetë se kemi licensim të fermave të hashashit mjekësor në disa vendet të BE.. Por këto i nënshtrohen një kontrolli rigoroz nga organet e specializuara të BE dhe mund të lëvizin vetëm brenda tregut farmaceutik të saj. Asnjë vend jashtë BE deri tani nuk fut dot hashash mjekësor brenda saj.
Procesi do të ndërlikohet akoma më shumë sepse Parlamenti Evropian kaloi një akt normativ i cili do të zbatohet nga Komisioni, sipas të cilit edhe prodhimet e hashashit mjekësor nga vendet e BE përpara tregtimit do ti nënshtrohen provave të rrepta klinike..
Prandaj shqyrtimi i çdo hapi në këtë mes duhet të kalojë në filtrat e tyre. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka treguar se po përgatitet një projektligj në lidhje me legalizmin e hashashit për përfitime mjekësore.

Komento

Komente

  • Ham ham ham: 13/05/2020 19:33

    Duhet te kaloje ne filtrat e Sajmir Tahirit Agron Xhafes dhe jo te DEA-a amerikane apo BE-se zoti Panariti. Urdherat ketu i japin boset e droges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?