Bledar Devolli

Largimi i Çelës, Kukësi ul në stol Bledar Devollin

17 Shkurt, 22:35| Përditesimi: 17 Shkurt, 22:38

  • Share

Bledar Devolli do jetë trajneri i ri i Kukësit për pjesën e mbetur të sezonit. 46-vjeçari ka pranuar menjëherë ofertën e verilindorëve, që mëngjesin e sotëm mbetën pa teknik pas largimit të Emiliano Çelës.

Gjirokastriti Devolli ka një punë të vështirë përpara pasi verilindorët kanë 14 ndeshje pa fitore dhe gjenden në fundin e klasifikimit me vetëm 18 pikë pas 24 javëve të luajtura.

I njohur për grintën në fushë, Devolli e ka përcjellë këtë veçori edhe në pankinë. Ai ka drejtuar ekipe si Kamza, Tomori, Kastrioti, Dinamo, Turbina, Luzi, apo edhe Kek-u e Drenica në Kosovë.

"Bledar Devolli do jetë trajneri i ri i ekipit. I urojme suksese trajnerit", njofton klubi verilindor.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?