Trajneri Emiljano Çela

Tre humbje në 16 ditë, Emiljano Çela largohet nga Kukësi! Verilindorët të fundit në renditje

17 Shkurt, 10:15| Përditesimi: 17 Shkurt, 10:18

  • Share

Ka zgjatur vetëm tre ndeshje aventura e Emiljano Çelës te Kukësi. Trajneri i verilindorëve ka dhënë dorëheqjen pas humbjes 1-0 kundër Teutës të premten, që ishte edhe një përballje derbi për mbijetesën.

Pas këtij zhgënjimi trajneri ka vendosur të largohet duke qenë se situata është shumë e vështirë. Madje me humbjen kundër Teutës, Kukësi që renditet në vendin e fundit, ka 4 pikë më pak se Erzeni i vendit të nëntë dhe 5 më pak se durrsakët.

“Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen nga ekipi! Mbas nje bashkëbisedimi me stafin drejtues, dorëheqja iu pranua. E falenderojmë Emiljano Çelën dhe i urojmë shume suksese ne karrieren e tij!”-thuhet në njoftimin e klubit të Kukësit.

Verilindorët janë duke kaluar një moment tepër të vështirë që kur Safet Gjici nuk është më në krye të klubit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vili: 17/02/2024 13:43

    GJICI GODET SERISH... ME GIDITJE TE PERQENDRUAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?