VIDEO EKSKLUZIVE/ Qëllohet mbi 7 herë me thikë, vritet 23-vjeçari Regis Runaj, miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit

29 Korrik 2020, 22:37| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 14:31

  • Share

Nuk ka qetësi për Elbasanin, ku Regis Runaj, miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit është gjetur i vdekur pranë varrezave në lagjen "Emin Matraxhiu" në  Elbasan mbrëmjen e sotme. 23-vjeçari është gjetur i vdekur rreth orës  22:10 nga policia dhe mendohet se ai është vrarë pak orë më parë, pasi gjaku ishte i mpiksur.

Ai është vrarë me thikë, ku në trupi i tij janë gjetur 7 plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë dhe më pas është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.Kjo i ka ndihmuar autorët që të mos lënë gjurmë pasi kanë vrarë Runajn. Nuk dihet akoma shkaku i vrasjes së tij, ku dyshimi kryesor ngelet prishja e pazareve të drogës dhe bashkëpunimi me Emiljano Ramazanin.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të mësuar më shumë për detajet, gjithashtu është i pranishëm edhe drejtori i qarkut të Elbasanit. Sipas njoftimit, policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa ka ngritur edhe postoblloqe. Në lidhje me ngjarjen policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital, por në videon e siguruar nga Report Tv, trupi i viktimës është ende në rrugë ende pas mesnatës.

Viktima Regis Ronaj

Regis Runaj ishte mik i Emiljano Ramazani i cili u vra më 20 korrik të këtij viti, ndërsa po parkonte makinën e tij tip "Ford Focus" me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit të Elbasanit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.  

Vrasja e tij lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje 40-vjeçari është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Operacioni i FNSH-së dhe FNSH-së para dy ditësh në Elbasan dhe Peqin çoi në zbulimin e armës së krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik poshtë shtëpisë së tij, kur po parkonte makinën.

Ora 23:57
VIDEO EKSKLUZIVE/ Trupi i Regis Runajt ende në vendngjarje, policia njofton se viktima ndërroi jetë në spital

Trupi i Regis Runajt ndodhet akoma në vendngjarje i shtrirë dhe mbuluar me gjak nga plagët e shkaktuara 7-8 herë me thikë. Ndërsa policia në njoftimin zyrtar ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi zyrtar i policisë: 

Elbasan/ Informacion paraprak  

Rreth orës  22:10, në lagjen  "Emin Matraxhiu", Elbasan,  në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje  është gjetur një shtetas rreth 30 vjeç  i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë),  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht  vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar  për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes  me qëllim  idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Adi: 30/07/2020 10:26

    Larje hesapesh kshu do hikin nji nga nji ,

    Përgjigju
  • Www: 30/07/2020 08:55

    Pune millaxhish, policia fle gjume,

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 06:45

    Si e thot vet Ed Rama " What the fuck "

    Përgjigju
  • Joti: 30/07/2020 05:19

    Edhe ju si policia : vritet me plumna dhe thike e keni shkruajtur ne videon e publikuar ne youtube

    Përgjigju
  • Beni: 30/07/2020 01:24

    Nderhy o shtet i degjeneruar se u beme si kartelet e meksikes

    Përgjigju
  • FLO: 30/07/2020 00:55

    Ooo ti specialisti aty te grrumbulli me efektive civile, o njishi me cigare ndore, osht skene krimi ajo nuk o klubi lagjes. A jqm kush i kualifikon ca personazhe humoriste si inspektore krimesh apo efektive policie. Nvend me largu cdo person nga skena krimit, shkojne e mblidhen 40 oficere policie me dhone men.. njs perfundimisht Elbasani osht bo si Napoli, nga nji i vrare cdo jave dhe cuditerisht eshte i vetmi qytet qe ska pune operative dhe shtim efektivesh

    Përgjigju
  • Eriks: 30/07/2020 00:53

    Po kot nuk thon gomar peqini u ba peqini qe duhet te mershin leje per te hy ne elbasan podha ropsh vrasin kalamaj 23 vjec

    Përgjigju
    • Eriks kari: 30/07/2020 15:17

      O peder sa per peqinsat te japin uje me pirujn o kok lo... Ske shanc te afrohesh m ecunat qe jan tamam jo me vk ok m,.......?

  • Kurioziteti: 30/07/2020 00:16

    Kush jane keto bandat e peqinit qe po bejne terror.a ka ndonje nga peqini te na ndricoje?shume te frikshem qenkan vertet

    Përgjigju
    • Ter: 30/07/2020 07:02

      Me te vertet kush qenkan kta se ne peqin skam degju noj here te kete banda

    • O kurjoz: 30/07/2020 06:58

      Ne peqin nuk ka Banda se osht qytet I vogel dhe jon te gjith miq Eshikon e krushnji me njoni tjetrin te gjith jon njesoj pi I re qafe nuk ta falain. Qofsh nga elbasoni tirona nga laci e tjera e tjera Prandaj nuk ngatrrohet njeri me ta dhe nuk jon ni ndjer deri tani... kurse elbasonllit njifen per pabesi.

  • Bepi: 29/07/2020 23:51

    Ky asht shtei I jon I moren ne qaf tan rinin

    Përgjigju
    • Taulant: 30/07/2020 10:40

      Çfare faji ka shteti kur keta nuk bashkepunojne ne zbulimin e ngjarjeve te shkuara? Kur i pyet keta "kush te plagosi, tek kush dyshon, nga kush ke marre kercenime", te gjithe bejne te paditurin, "nuk kam hasmeri me njeri, nuk i njoh, nuk e di". Kur iu iken koka vijne trupeshqit si puna jote dhe i kerkojne llogari shtetit dhe policise. Policia e shtetit nuk eshte roje personale e njerezve te perziere ne pune te pista.

    • Dory: 30/07/2020 00:23

      Cpune ka shteti, keta vriten me njeri tjetrin per pazare droge

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?