Viktima, Emiljano Ramazani

Shoqërohet në polici 'Loku i Peqinit', dyshohet si bashkëpuntor në vrasjen e 'Rramanit', shok me të arrestuarit babë e bir

29 Korrik 2020, 21:25| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 21:57

  • Share

Një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e Emiljano Ramazanit është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme. Sipas gazetarit të Report Tv, personi është identifikuar si Gani Çollaku rreth moshës 30 vjeç, i cili ka lidhje shoqërore me dy personat e arrestuar dy ditë me parë pikërisht për vrasjen e tij. Ai njihet si konsumator i lëndëve narkotike dhe është shoqëruar për tu marrë në pyetje pasi dyshohet se mund të ketë bashkëpunuar me ta. Çollaku njihet ndryshe si "Loku i Peqinit".

Operacioni i FNSH-së dhe FNSH-së para dy ditësh në Elbasan dhe Peqin çoi në zbulimin e armës së krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani më 20 korrik poshtë shtëpisë së tij, kur po parkonte makinën.

Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar babë e bir, Albert dhe Seit Manahasa, të cilët kishin fshehur armën e krimit poshtë sabratorit të një makine në servisin që ata kishin. Ndërkohë personat e shoqëruar para dy ditëve dhe që u liruan  janë Kreshnik dhe Ymer Manahasa, Artur Tosku si dhe Bujar Dervishi. Policia dyshon se vëllezërit Seit e Ymer Menahasa janë përfshirë në vrasjen e Ramazanit. Kjo për shkak se mendohet se ata kanë siguruar makinën për atentatin ndaj Emiljano Ramazanit.

Si ndodhi ekzekutimi: 40-vjeçari po parkonte makinën e tij tip 'Ford Focus' me targa AA 945 DG mes pallateve pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i luleve” në hyrje të qytetit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi për vdekje 5 herë me pistoletë nga xhami i pasagjerit.  Vrasja lidhet me larje të hesapeve të drogës, ku viktima njihet si shpërndarës në qytetin e Elbasanit. Madje Ramazani është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat.

Ora 21:47
Detaje të reja/ Identifikohet i shoqëruari për vrasjen e 'Rramanit', shok me të arrestuarit, njihet ndryshe si 'Loku i Peqinit'

Gani Çollaku është personi i shoqëruar sot për vrasjen e Emiljano Ramazanit, i cili ka lidhje shoqërore me dy personat e baba e bir të arrestuar dy ditë me parë pikërisht për vrasjen e tij. Ai njihet si konsumator i lëndëve narkotike dhëe është shoqëruar për tu marrë në pyetje pasi dyshohet se mund të ketë bashkëpunuar me ta. Çollaku njihet ndryshe si "Loku i Peqinit".

Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 06:49

    Si e thot vet Ed Rama " What the fuck "

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?