Ligji për eurobondin pëson ndryshime, miratohet nga Kuvendi! Presidenti dekreton hyrjen në fuqi menjëherë

4 Qershor 2020, 15:35| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 19:45

  • Share

Kuvendi i hap rrugën emetimit të eurobondit të ri. Në seancën e sotme plenare është miratuar me 86 vota pro 12 kundër 5 abstenim  projektligji "Për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen", që hap praktikisht procedurën për të marrë këtë borxh të ri.

Drafti i miratuar në seancën e sotme, ka pësuar ndryshime në momentin e fundit duke marrë parasysh edhe propozimet e Presidenti Ilir Meta, i cili nuk dha pëlqimin e tij që projektligji të hynte në fuqi menjëherë një ditë më parë, me argumentin se as në as në projektligj dhe as në relacion nuk sqarohen arsyet e kësaj emergjence për të marrë këtë borxh. Pas paqartësive që ka ngritur Meta, Komisioni i Ekonomisë dhe grupi i PS-së kanë bërë amendamentet e nevojshme duke bërë ndryshime në këtë projektligj dhe duke marrë parasysh edhe propozimet e presidentit. Pasi kanë bërë amendamentet kryetarja e Komisionit të Ekonomisë i ka dërguar një letër presidentit Meta, së bashku me ndryshimet e bëra.

Pas këtij procesi Ilir Meta ka dhënë aprovimin e tij për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit, që synon përjashtimin nga çdo detyrim tatimor i transaksioneve dhe veprimeve që bëhen në kuadër të eurobondit. Edhe kjo hyrje në fuqi e menjëhershme është miratuar me 86 vota pro 10 kundër dhe 5 abstenim.

Më herët nga foltorja e Kuvendit, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se për të dalë në tregjet ndërkombëtare këtë muaj është marrë edhe aprovimi i Bankës së Shqipërisë për marrjen e eurobondit, në vlerën e 650 milionë euro.

“Ministria e Financave ka filluar punën për herë të katërt për emetimin e eurobondit. Emetimi i tij është prezantuar në fund të 2019, dhe është punuar për të dalë këtë muaj. 650 milionë euro dhe maturim 7-10 vjet, pritet të jetë eurobondi i ri. Ai do të shërbej për të ri-financuar borxhin e 2015, si dhe të mbuloj shpenzimet e vendit. Maqedonia e Veriut mori borxhin e 7 në vlerën e 700 milionë euro, me normë shumë të ulët. Ky fakt na jep sigurinë që jemi në një periudhë të përshtatshme. Banka e Shqipërisë ka konfirmuar se marrja e eurobondit nuk cenon stabilitetin financiar”, u shpreh Denaj.

Arsyetimet e Presidentit Meta

I nderuar z. Ruçi,

Në vijim të korrespondencës shkresore të nisur pas kërkesës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimitpër hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, nëmarrëveshjetqë do të lidhen”,të parashikuar për shqyrtim në seancën e sotme plenare.

Me shkresën me nr. prot. 1732/2, datë 3.6.2020, ju komunikova mosdhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, së bashku me arsyet përkatëse, pasi në kërkesën dhe praktikën e administruar nga Kuvendi:

-          Nuk evidentohej nevoja dhe urgjenca, sipas kërkesës së nenit 84, pika 4, të Kushtetutës;

-          Nuk sqaroheshin arsyet e heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen;

-          Nuk kishte të dhëna për konsultimin me Bankën e Shqipërisë dhe vlerësimin e saj në lidhje me rreziqet e daljes në treg në këto momente, si dhe me Avokaturën e Shtetit;

-          Nuk jepeshin të dhëna mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike;

-          Nuk jepeshin arsyet e përfshirjes në këtë proces, përmes një autorizimi të veçantë të ministrit tëtë Shtetit për Rindërtimin, ndërkohë që është Ministria e Financave dhe Ekonomisë që kujdeset për stabilitetinekonomiknëpërmjetdrejtimit me efektshmëri, efektivitetdhetransparencëtëfinancavepublike.

Ditën e sotme, më shkresën tuaj me nr. prot. 1382/4, datë 3.6.2020, jam njohur me sqarimet e Kryetares së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dhe dokumentet zyrtare shtesë të paraqitura prej saj, të pa vëna në dispozicion në kërkesën e parë.

Në këtë shkresë zyrtare, Komisioni për Ekonominë dhe Financat:

-          Ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën, si të lidhur me presionin e lartë financiar të shkaktuar pas goditjeve natyrore (tërmeti) dhe shëndetësore (pandemia Covid-19);

-          Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit;

-          Ështëvënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion;

-          Ështësqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do tëmbështesin këtë proces.

Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit tëShtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare.

Sa më sipër, pas vlerësimit të plotë të të gjithë praktikës dhe sqarimeve shtesë, Presidenti i Republikës jep pëlqimin e tij për hyrjen menjeherë në fuqi tëligjit,pas miratimit nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, kërkohet që, gjatë shqyrtimit të këtij akti në seancë plenare, si Kuvendi, edhe Qeveria të konsiderojnë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës, por dhe nga Banka e Shqipërisë, për:

1.      Analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes huanë tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre.

2.      Çdo transsaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale, të pritshmërisë së huadhënies për situatën emergjente të dhënë ngai nstitucionet ndërkombëtare (FMN, BE etj.), si dhe të nevojave prioritare për të përcaktuar shumën e duhur në kohë të huamarrjes në tregun ndërkombëtar.

Në përfundim, ritheksohet nevoja që Qeveria dhe Kuvendi, në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin e tyre.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?