Kurti dhe Vuçiç bisedime pa nënshkrime në Bruksel, politologu në Report Tv: E gabuar që është kthyer nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës

3 Maj 2023, 13:59| Përditesimi: 3 Maj 2023, 14:11

  • Share

Një ditë pasi palët Kosovë-Serbi dolën sërish nga negociatat pa nënshkrime, kjo gjë ka shkaktuar së fundmi transformimin nga analizë politike në pro dhe kundër qeverisë së Kosovës.

Kjo ishte analiza e politologut, Gurakuq Kuçi në Sot Live në Shqipëri në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu. AI u shpreh se marrëveshja e djeshme ishte thjesht politike dhe jo jurdike, megjithatë kjo është parë si diçka pozitive pasi ky proces është parë efektiv. Ai u shpreh se një ndër hallkat që has Kosova janë deklaratat propagandistike nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

“Marrëveshja në Ohër dhe deklarata e djeshme janë politike, jo juridike. Kurti ka propozuar sot vizionin e tij për asociacionin ku bazohet në asociacionin e njëjtë me serbët e Kroacisë. Por Serbia kërkon më tepër. Megjithatë janë palët ndërmjetësuese ato që arrijnë të mesmen e artë. Nuk duhet të thirrem në deklaratat serbe pasi ata bëjnë deklarata propagandistike që konsumohen në mënyra të pakuptimta në mediat e Kosovës. Analiza ka kaluar nga ajo politike në pro dhe kundër qeverisë.”- tha ai.

Kujtojmë se më 2 maj, u zhvillua takimi i radhës për dialogun Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit. ndërkohë Kurti bëri publik sot vizionin e tij për asociacionin. 

Në këtë ballafaqim u dakordësua Deklarata për të 1600 të Zhdukur gjatë luftës. Ndërsa nuk u arrit një dakordësi mbi formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Të pranishëm në takim ishin edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë Serbi.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?