Takimi në Bruksel ‘në vend numëro’ për asociacionin, Kurti bën publik versionin e tij për menaxhimin e 4 komunave serbe në veri të Kosovës

3 Maj 2023, 11:39| Përditesimi: 3 Maj 2023, 17:04

  • Share

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë publik pas mesnatës vizionin e tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës

Pas takimit të 2 majit në Bruksel, Kurti tha se draft-statuti i ekipit menaxhues anëtare e të cilit është një deputete serbe, mbetet i papranueshëm për Kosovën.

“Sot Ekipi Menaxhues prezantoi një projekt-statut të "ASMM". Ata tani janë dekomisionuar. Në thelb nuk jam dakord me draftin. Ai përfaqëson dëshirën për një Republika Srpska në Kosovë. Ja vizioni që paraqita sot për zbatimin e Artit. 7 të Marrëveshjes Themelore.”- shkroi Kurti bashkëngjitur me drafin.

Today the Management Team presented an "ASMM" draft statute. They are now decommissioned. I fundamentally disagree with the draft. It represents the desire for a Republika Srpska in Kosova.
Here’s the vision I presented today for implementation of Art. 7 of the Basic Agreement. pic.twitter.com/11kLztgxfF

— Albin Kurti (@albinkurti) May 2, 2023


Lajmi kryesor:

Dialogu Kosovë-Serbi, s'ka marrëveshje për Asociacionin! Kurti: Në kundërshti me Kushtetutën, propozova një draft! Lista Serbe do paguajë gabimin


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?