Kullat pa roje në plazhin e Shëngjinit, në vendin ku u mbyt 34-vjeçari mungon vrojtuesi

11 Korrik 2020, 14:08| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 17:44

  • Share

Një 34 vjeçar nga Kosova humbi jetën një ditë më parë në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa në zonën ku ndodhi ngjarje mungojnë vrojtuesit e plazhit.

Siguria për jetën e pushuesve është një shqetësim serioz në bregdetin e Shëngjinit. Ndonëse jemi në mesin e korrikut në pjesën më të madhe të plazhit mungojnë kullat e vrojtimit.

Nga vëzhgimi i Report Tv rezulton se edhe aty ku ndodhen kullat, shfaqja e rojeve bregdetare është sporadike. 

Pushuesit thonë se ndjehen të pasigurt dhe kërkojnë që ti jepet zgjidhje e shpejtë kësaj problematike.

Burime nga Bashkia Lezhë bënë me dije se vonesa ka ardhur për shkak se nuk ka përfunduar procesi i lidhjes së kontratave me operatorët turistike.

Sipas tyre, sapo të licencohen të gjithë operatorët që menaxhojnë plazhet private do të ushtrohen kontrolle për të parë nëse i kanë përmbushur detyrimet e përcaktuara, mes të cilave është edhe roja bregdetare.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?