Velipoja pa roje, bashkia: T'i kontrolloje Agjencia e Bregdetit

11 Korrik 2020, 17:42| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 17:56

  • Share

Numri i pushuesve po shtohet në Velipojë, sidomos gjatë fundjavës por shqetësim mbetet mungesa e rojeve bregdetare.  Në të gjithë gjatësinë e plazhit prej 11 km,  kullat e vrojtimit pavarësisht se janë të vendosura nuk kanë roje.

Për pushuesit në plazhin e Velipojës mungesa e rojeve bregdetare shton rrezikun për jetën sidomos tek fëmijët.

Burime nga Bashkia e Shkodrës, thanë për Report TV se subjektet që aplikojnë për stacione plazhi kanë si kusht vendosjen e vrojtuesit. Por sipas bashkisë, kontrollin mbi këto subjekte që nuk respektojnë rregullat duhet ta ushtrojë Agjencia e Bregdetit.

Ndryshe u shpreh një ditë më parë ministri i Turizmit, Blendi Klosi në Report Tv.

"Të gjithë bashkitë janë të detyruara të sigurojnë pastërtinë dhe jetën e njerëzve"

Ky ping-pong kompetencash mes vendorëve dhe pushtetit qendror po vë në rrezik jetën e pushuesve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?