Kryemadhi prezanton programin për Durrësin: Ndërtojmë 2 zona të lira ekonomike! Porti do jetë stacion lider në rajon, Rama dje bëri avokatin e oligarkëve

31 Janar 2021, 10:32| Përditesimi: 31 Janar 2021, 13:14

  • Share

LSI prezantoi sot programin e LSI për Durrësin! Në këtë takim është lancuar një projekt i cili sipas LSI do ndërtojë 2 zona të lira ekonomike. Drejtuesja Politike e Qarkut të Durrësit, Elona Guri tha se ky është vizioni i LSI-së për ndryshimin dhe transformimin rrënjësor ekonomik dhe social të Durrësit.

Sipas saj, projekti i rindërtimit po përdoret për demagogji kurse vaksinimi për elegji, por se kjo do të marrë fund më 25 prill. Ajo tha më tej se kur kemi parashikuar Krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0, kemi shprehur vullnetin për ta filluar me Durrësin, duke ndërtuar Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2.

"“Kemi shprehur vullnetin për të ndërtuar në Durrës zona të lira ekonomike. Durrësi ëhstë kapur në duart e 2 personave. Ne duhet të çlirojmë ekonominë nga monopolet. Ne duhet të tërheqim investimet që krijojnë punësim. Për këtë arsye, në platformën politike të LSI-së, kur kemi parashikuar Krijimin e Zonave të Lira ekonomike me ngarkesë fiskale dhe taksa 0, kemi shprehur vullnetin për ta filluar me Durrësin, duke ndërtuar Zonat e Lira Ekonomike Durrësi 1 dhe 2”, tha ajo.

Gjatë prezantimit të programit ka qenë e pranishme dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka deklaruar se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’.

Ky program sipas Kryemadhit ndër të tjera krijon mundësi për punësim, tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për të shmangur shpopullimin. Kryetarja e LSI ka hedhur akuza dhe ndaj qeverisë duke thënë se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja. Ajo theksoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon. Ndërkaq Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është ‘marrë peng’ nga kjo qeveri.

Në fund Kryemadhi duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili dje tha se në vendin tonë nuk ka oligarkë, shtoi se ai dje bëri avokatin e tyre.

Ora 11:11
Deklarata e Ramës nga Korça, Kryemadhi e ‘thumbon’: Dje u bë avokati i oligarkëve

1612088460_jjjjjjj.jpg

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë prezantimit të programit të LSI në Durrës ka “thumbuar” kryeministrin Edi Rama i cili dje tha se në vendin tonë nuk ka oligarkë.

“2021 do të jetë viti i rimëkmëbjes, i konkurencës së lirë dhe më gjerë.Krijimin e mundësive për biznes për të gjithë qytetarët. Nga sot janë vetëm 84 ditë që na ndajnë. Vendimarrja e qytetarëve do të jetë ajo që do ti japë fund mashtrimit të qytetarëve.

Do e dëgjojmë Ramën si dpo të bërtasë nëpër emisione. Jo më larg se dje ishte avokat i oligarkëve. Informaliteti në Shqipëri është mbi 50%”, tha ajo.

Ora 11:06
Kryemadhi në prezantimin e programit në Durrës: Investitorët kur vijnë shihen nga xhepat dhe i përzëmë me dru (VIDEO-Fjala e plotë)

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e pranishme në prezantimin e programit të Durrësit ka thënë se ky program ndër të tjera krijon mundësi për punësim, tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për të shmangur shpopullimin.

Kryemadhi tha se investitorët e huaj janë përzënë nga Shqipëria, ndërsa shtoi se përgjatë këtyre viteve të qeverisjes nga Rama nuk ka pasur investime të reja. Ajo theksoi se porti i Durrësit do të jetë një stacion lider në rajon. Ndër të tjera Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është ‘marrë peng’ nga kjo qeveri.

“Kemi sot nje produkt i cili eshte rela dhe i prekshëm. Krijon mundesi per punesim te rinise dhe te gjithe shoqërisë. Durresi ka ide, ka vizion, ka njerez

Ndjekja juaj e këtij projekti, duke parë me të mirat dhe të këqijat, kemi një produkt që është i prekshëm. Tashmë këtu në Durrës puna është gati. S’mund të themi se këtu nuk ka njerëz, por projekti është gati. Është me rëndësi që mos të krijojmë hapësira që elitën e Durrësit, mos ta largojmë. Në mënyrë të tillë që të nxisim zhvillimin. Ky projekt për zonat e lira e kthen Durrësin në një qytet lider në rajon. Durrësi me një port të tillë, e bën atë lider në rajon. Ky projekt jo vetëm që do të krijojë mundësi për të paguar, ne kemi mundësi që të kthejmë Shqipërinë në shtëpinë e investimeve, jo vetëm të huaj, por dhe vendase.

Ekonomia është tregu i lirë dhe një ekonomi e çliruar nga monopolet do të ishte një avantazh për të krijuar investime dhe punësim të mire paguar. A është e vërtet që në Shqipëri s’ka investime të huaja madhore? Përveç TAP dhe disa investimeve të tjera, investimet e tjera janë zero. Kjo është e vërtetë, mjafton që të shohim se çfarë ka ndodhur me rastet e investitorëve të huaj. 25 prilli do t’i japë fund kësaj lloj sjellje me investitorët. Duke krijuar një hapësirë me zonat e lira, do krijojmë këtë proces, për të mos përplasur investitorët me pronarët fiktivë apo ata të ligjshëm. Janë me mijëra vende pune që nuk janë hapur. Të gjithë e mbajnë mend premtimin për 300 mijë vende të lira punë, që s’u mbajtën, por janë 600 mijë shqiptarë të larguar. Ne përmes 5 pikave kemi marrë angazhimin tonë, që Shqipëria të jetë jo vetëm shtëpia e investimeve, por të japë hapësira. Siç është marrë peng ekonomia e Durrësit, është marrë dhe ekonomia e të gjithë shqiptarëve.”, tha Kryemadhi.

Ne shqiperi nuk ka prej vitesh investime te huaja. Investitorët kur vijnë shihen nga xhepat në moment kur nuk pranojnë tu fusim dorën në xhep, u japim një dru dhe i largojmë. Kësaj llosje sjelljeje me investitorët 25 prilli do ti japë fund”, tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?