Esmeralda Qirko dhe Ardit Cela

Çela prezanton kandidaten për deputete të LSI në Berat: Përfaqësuese e jashtëzakonshme! Grua me kurajo e energjike

31 Janar 2021, 12:44| Përditesimi: 31 Janar 2021, 12:49

  • Share

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka prezantuar kandidaturën për deputete të Esmeralda Qirkos në këtë qark.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Çela e cilëson Qirkon si një intelektuale dhe një përfaqësuese të jashtëzakonshme të vlerave dhe qytetarisë beratase, duke shtuar se ajo është një sipërmarrëse e ndershme që punëson mijëra familje në Berat dhe të gjithë Shqipërinë, në sektorin fason.

“Kënaqësi e veçantë sot për mua dhe LSI Berat, të prezantonim Znj. Esmeralda Qirko, përfaqësuesen e ardhshme të LSI në parlamentin e ardhshëm. Znj. Qirko është një intelektuale, një përfaqësuese e jashtëzakonshme e vlerave dhe qytetarisë beratase.

Znj. Esmeralda Qirko është një grua me kurajo, energjike, dhe ne jemi të bindur se do të jetë përfaqësuese e denjë e qytetarisë dhe gruas beratase, e sipërmarrjes së ndershme, e sidomos edhe e biznesit fason. Si mësuese e matematikës, Esmeralda ka shërbyer në misionin fisnik të mësimdhënies për vite me radhë në Berat. Prej rreth 27 vitesh, ajo kontribuon në sektorin e biznesit fason dhe është një nga sipërmarrëset më të suksesshme e të ndershme të këtij sektori që punëson me mijëra familje në Berat e në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e bukur për LSI. Sot është një ditë e bukur për Beratin. Vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë! LSI rritet përditë”, shkruan ai.

LSI prezantoi sot programin e LSI për Durrësin! Në këtë takim është lancuar një projekt i cili sipas LSI do ndërtojë 2 zona të lira ekonomike. Gjatë prezantimit të programit  kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka deklaruar se me ardhjen e partisë së saj në pushtet Shqipëria do të kthehet në ‘shtëpinë e investimeve’. Nga Durrësi ka artikuluar edhe akuza ndaj qeverisë.

Komento

Komente

  • une: 31/01/2021 20:22

    lene se te kapme e keni.vini bast qe do fitoje se keshtu shumoni dhe leket kur te fitoni bastin....hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?