Korçë/ Tentuan të kalonin në kufi 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (EMRAT)

7 Janar, 13:16| Përditesimi: 7 Janar, 13:21

  • Share

Tre persona janë arrestuar në aksin Pogradec–Qafë Thanë pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës me qëllim kalimin e kufirit 4 emigrantë të paligjshëm.

Në pranga është vënë 39-vjeçari Ylli Kola dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Fation Gjoka dhe Arian Rrushini, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për prezencë të Policisë. 

‘Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë edhe të inteligjencës informative, gjatë operacionit, bënë të mundur kapjen e shtetasit Y. K., në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", duke transportuar me automjetin tip "Opel Zafira", 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt pagesës, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë edhe dy shtetasit e tjerë, F. Gj. dhe A. Rr., të cilët me një automjet tip "Ford Focus", me drejtues 29-vjeçarin dhe pasagjer 46-vjeçarin, monitoronin rrugën, për të sinjalizuar shtetasin Y. K., në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet dhe tre celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

Ora 13:19
Gjirokastër/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari

 

Në Gjirokastër është vënë në pranga një 23-vjeçar nga Tirana i cili u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit 2 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.

Të riut Ajdi Bizgjonit iu sekuestrua celulari dhe mjeti tip BMW.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Sektorit të Policisë Rrugore, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight sun", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. B, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional  “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Sofratik”, ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMW” dhe 1 celular.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?