Gjirokastër/ Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23-vjeçari

7 Janar, 13:19| Përditesimi: 7 Janar, 13:23

  • Share

 

Në Gjirokastër është vënë në pranga një 23-vjeçar nga Tirana i cili u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt fitimit 2 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.

Të riut Ajdi Bizgjonit iu sekuestrua celulari dhe mjeti tip BMW.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional, të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Sektorit të Policisë Rrugore, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Midnight sun", si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. B, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin nacional  “Gjirokastër-Kakavije”, në vendin e quajtur “Sofratik”, ky shtetas u kap në flagrancë teksa transportonte kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "BMW” dhe 1 celular.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Tentuan të kalonin në kufi 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 39-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët e tij (EMRAT)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?