‘Kopshtet plastike’, objektet si personazhe në teatër! Java italiane edhe sot ‘Një ballo me maska’ unike

4 Qershor 2022, 21:06| Përditesimi: 5 Qershor 2022, 07:25

  • Share

Në mbrëmjen e 3 qershorit teatri Metropol e ai i Operas, sollën shijen e artit skenik italian.

Java Italiane i dha mundësi vogëlusheve të kryeqytetit të përshkonin një rrugëtim imagjinar në “Kopshtet plastike” të Salvatore Tramacere të teatrit Koreja. Një lojë zbavitëse ku fëmijët mund të takonin engjëj, zana apo jashtëtokësorë, e gjitha nën magjinë e efekteve të dritave tingujve e ngjyrave...

Regjisori italian luan me elementët e plastikës dhe mbetjeve duke transformuar veshje a objekte të thjeshta të përditshme në personazhe të historisë e sfidon vogëlushët  në teatrin Metropol që t’i dallojnë në skenë për t’u përçuar mesazhe edukative për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit e riciklimit.

Ndërsa ora 19.00 e kësaj të premteje e gjeti publikun vendas në “Opera”, për të parë shfaqjen e Verdit “Një ballo me maska” me një skenografi unike 109-vjeçare të zbuluar rishtazi, në Teatrin Regio di Parma.

Me protagonistë në netët e para me Dario Di Vietrin,. Eva Golemin e Armand Likajn, mbrëmja do të vijojë edhe sot. Java Italiane vijon deri në 7 qershor, me një sërë aktivitetesh të shtrira në Tiranë e rrethe.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?