Politikë

Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për mos mbajtjen e maskës: Zbatoni masat anti-COVID! Opozita: Hipokrizi, autobusët janë të mbushur me qytetarë pa maska

1 Nëntor 2021, 11:59| Përditesimi: 2 Nëntor 2021, 18:36

  • Share

Në Komisionin e Shëndetësisë, ku u mbajt një seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me masat anti-COVID të marra në shkolla, kjo e fundit në fillim të fjalës së saj i ka kërkuar opozitës mbajtjen e maskës. Manastirliu u shpreh se është hipokrizi të flitet për masat anti-COVID të marra për të mbrojtur nxënësit, në një kohë kur vetë deputetët nuk i mbajnë maskat.

"Do të doja tju kërkoja që si fillim ët zbatoni masat anti-COVUID edh enë këtë komision. Duke qenë se jemi në një ambient ët vogël dhe jemi shumë individë, është e mira të mbajmë të gjithë maskë e ta heqë vetëm ai që flet për shkaka të kuptueshmërisë. ndryshe do ishte hipokrizi të flisnim për masta në shkolla apo institucione të tjera, ndërkohë kur pjesa dërrmuese e opozitës këtu nuk mbanë maskë. Nëse maska nuk mbahet, atëherë unë do të detyrohem të vendos maskën dhe të flas me maskë. E mira është o të mbajmë maskë të tërë dhe ai që flet ta heqë, ose unë do duhet ët flas me maskë", tha ajo.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i opozitës, ku i pari që foli ishte Petrit Vasili që tha se kërkesa e ministres ishte vetëm për show, pasi nuk mund të imponojë zbatim protokolli në Komisionin e Shëndetësisë, në një kohë kur ky protokoll nuk zbatohet në ambientet e tjera të mbyllura.

"Të ndajmë mirë gjërat ku është thelbi dhe ku aparencë. nëse doni të flasim për mënyrat si zbatohen rregullat në Shqipëri, është terren shumë i rrëshqitshëm dhe sado ta bëjmë këtë komedinë këtu që ju po përpiqeni të na impononi. Kjo është hipokrizi e ndërtuar keq. Zonja ministre nuk imponon dot protokoll këtu dhe atje nuk ka protokoll. Boll me hipokrizi. Nëse do kontrolloni pandeminë me maskat që do vini këtu dhe lini 20 mijë njerëz të rrinë ngjitur, kjo është tallje", tha ai.

Oriola Pampuri e konsidero 'hipokrizi' vërejtjen e Ministres së Shëndetësisë, teksa përmendi faktin se në autobusë, të mbushur me pasagjerë përtej kapacitetit, askush nuk mbanë maskë.

"Nuk mund të bëhem pjesë e kësaj hipokrizie, po kërkon zhvendosjen e vëmendjes. Këtu autobusët janë të mbushur me njerëz pa maskë. Universitetet, studentët janë të pavaksinuar dhe pa maskë. Ne fusim këmbën në godinë e Kuvendit dhe të gjithë janë pa maska, ndërkohë këtu për show na kërkohet maska. T'i lëmë koto andralla se jemi gjithandej pa maska dhe sa shohim njëri-tjetrin vëmë maskën. Kjo është hipokrizi", theksoi ajo.

Mes të tjerash, Manastirliu tha se deri më tani kemi një mbulesë vaksinale 90% përsa i përket mësuesve.

“Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe i pedagogëve. Kemi vijuar jo vetëm me vaksinimin në shkollë por gjithashtu dhe me vaksinimin në universitetet. Deri më sot janë vaksinuar 28,512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinale përsa i përket vaksinimit me dozën e parë dhe të dytë, mbi 90 % të mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme rezultojnë pra të vaksinuar me një dhe dy doza”, tha Manastirliu.

Duke folur për vaksinimin e të rinvje Manastirliu u shpreh: “Përsa i përket të dhënave përsa i përket grupmoshës 18 deri 24 vjeç me një dozë janë vaksinuar mbi 62 mijë individë të kësaj grupmoshe. Dua ta theksoj se ne kemi filluar vaksinimin e grupmoshës +18 vjeç në javën e fundit të muajit korrik ku ka filluar dhe vaksinimi i hapur për gjithë grupmoshat dhe nuk e kemi ndalur deri më sot ku ne kemi një vaksinim të hapur. Ndërkohë që me dy doza sa i përket vaksinimit 18-24 janë vaksinuar 42,152 të rinj”.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se vaksinimi i studentëve në ambientet e universiteteve prej nisjes së vitit akademik ka arritur në rreth 8 mijë studentë të vaksinuar me të paktën një dozë.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,909,861 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 891,707 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës antiCOVID.

 

Ora 14:52
Ministrja e Shëndetësisë: Vaksina kineze njihet për udhëtim edhe në SHBA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në Komisionin e Shëndetësisë ka bërë me dije se, sipas një vendimi të fundit, vaksina kineze, coronavac, njihet për udhëtim edhe në SHBA.

"Sa i përket vaksinave, edhe coronavac njihet nga shumë vende europiane dhe duke filluar nga data 8 nëntor, është vaksinë që njihet për udhëtim edhe nga SHBA, është vendim i fundit i marrë", tha ajo.

Ora 13:50
'Propagandën bëjeni te shkallët e kryeministrisë', ministrja debate në Komisionin e Shëndetësisë me Vokshin: Je mësuar vetë që del te kangjellat

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, janë përfshirë në një debat mbledhjen e sotme ku u diskutua mbi masat e marra për të mbrojtur nxënësit dhe mësuesit nga COVID. Vokshi e konsideroi raportimin e ministres 'propagandë'.

Debati:

Vokshi: Zonja ministre, ju lutem shkollat. Ju kam bërë 10 pyetje, nuk po i përgjigjeni asnjërës. Sa mësues janë të prekur, sa fëmijë? Sa mësues janë rimbursuar, pse paguhen me 80 për qind. Atë propagandën lëreni kur të bëjmë aktin normative.

Manastirliu: Unë nuk bëj propagandë këtu, unë punoj tu shërbej njerëzve të këtij vendi. Të lutem shumë herë tjetër mu drejto me respekt siç tu drejtova. Kini durim dhe dëgjoni, nëse ju ka humbur shkoni kërkojeni. Drejton një Komision të rëndësishëm për të bërë propagandë.  Mos bëj politikë me shëndetin. Prandaj dëgjo, ki durim.

Vokshi: Propagandën bëje te shkallët e Kryeministrisë. Sa mësues janë të prekur, sa janë rimbursim?

Manastirliu: Po se je mësuar vetë del kangjellat, edhe të duket sikur të tjerët dalin te shkallët.

Ora 12:18
Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Jeni shumë rëndë! Ministrja e Shëndetësisë: Turp, po flet pa edukatë

 

Në debate të forta janë përfshirë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi dhe Ministrja Ogerta Manastirliu. Teksa Ministrja po raportonte mbi numrin e qytetarëve që janë trajtuar nga paketa e rimbursimit, Vokshi i kërkoi një numër të saktë të mësuesve që kanë përfituar. Ajo akuzoi ministren se mësuesit nuk janë trajtuar si kategori e veçantë.

Debati:

Manastirliu: Më dëgjo tani se vetëm ti po keqkuptohesh këtu

Vokshi: Jo unë po dua të qartësohem

Manastirliu: Mjekët e familje se nuk japin terapi që nuk janë parashikuar në protokoll. Sipas terapive të përshkruara nga mjeku i familjes janë dhënë mbi 7500 receta

Vokshi: Sa mësues janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë, ju nuk e dini sistemin e shëndetit publik ndaj jeni edhe e paqartë...

Vokshi: Sa rëndë që jeni, jeni shumë rëndë

Manastirliu: Sa turp që kryetarja e Komisionit flet me kaq pa edukatë. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të folur pa edukatë këtu

Vokshi: Më thuaj zero mësues janë trajtuar? Ata janë heronj, po japin mësim në kushte të vështira. Më thuaj sa janë rimbursuar, pse paguhen me raport 80% dhe jo 100%dhe pse nuk janë rimbursuar?

Manastirliu: Unë po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e miratuar nga qeveria. Për profesionet e mbështetur nga paketa, po bëjmë një ndarje të të gjithë profesioneve duke qenë se mësuesit janë trajtuar në funksion të protokollit si të gjithë qytetarët

Vokshi: keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë, nuk i keni parë nuk jeni kujdesur

Manatsirliu: janë vaksinuar të parë si nuk janë kategori e veçantë. Si mendon që mund të flasësh kështu? Si ofendon mësuesit kështu?

Vokshi: Po si e paguan me 80% ti mësuesin e infektuar me COVID, nuk përballojnë dot asnjë kurë. Nuk e keni numrin e mësuesve të rimbursuar?

Manastirliu: Jo janë pjesë e paketës së plotë të të rimbursuarve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?