Politikë

Debate në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Jeni shumë rëndë! Ministrja e Shëndetësisë: Turp, po flet pa edukatë

1 Nëntor 2021, 12:18| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 12:38

  • Share

 

Në debate të forta janë përfshirë Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi dhe Ministrja Ogerta Manastirliu. Teksa Ministrja po raportonte mbi numrin e qytetarëve që janë trajtuar nga paketa e rimbursimit, Vokshi i kërkoi një numër të saktë të mësuesve që kanë përfituar. Ajo akuzoi ministren se mësuesit nuk janë trajtuar si kategori e veçantë.

Debati:

Manastirliu: Më dëgjo tani se vetëm ti po keqkuptohesh këtu

Vokshi: Jo unë po dua të qartësohem

Manastirliu: Mjekët e familje se nuk japin terapi që nuk janë parashikuar në protokoll. Sipas terapive të përshkruara nga mjeku i familjes janë dhënë mbi 7500 receta

Vokshi: Sa mësues janë prekur?

Manastirliu: Mësuesit janë qytetarë, ju nuk e dini sistemin e shëndetit publik ndaj jeni edhe e paqartë...

Vokshi: Sa rëndë që jeni, jeni shumë rëndë

Manastirliu: Sa turp që kryetarja e Komisionit flet me kaq pa edukatë. Qytetarët nuk ju kanë votuar për të folur pa edukatë këtu

Vokshi: Më thuaj zero mësues janë trajtuar? Ata janë heronj, po japin mësim në kushte të vështira. Më thuaj sa janë rimbursuar, pse paguhen me raport 80% dhe jo 100%dhe pse nuk janë rimbursuar?

Manastirliu: Unë po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa e miratuar nga qeveria. Për profesionet e mbështetur nga paketa, po bëjmë një ndarje të të gjithë profesioneve duke qenë se mësuesit janë trajtuar në funksion të protokollit si të gjithë qytetarët

Vokshi: keni mashtruar kur keni thënë që janë kategori e veçantë, nuk i keni parë nuk jeni kujdesur

Manatsirliu: janë vaksinuar të parë si nuk janë kategori e veçantë. Si mendon që mund të flasësh kështu? Si ofendon mësuesit kështu?

Vokshi: Po si e paguan me 80% ti mësuesin e infektuar me COVID, nuk përballojnë dot asnjë kurë. Nuk e keni numrin e mësuesve të rimbursuar?

Manastirliu: Jo janë pjesë e paketës së plotë të të rimbursuarve.


Lajmi kryesor:

Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për mos mbajtjen e maskës: Zbatoni masat anti-COVID! Opozita: Hipokrizi, autobusët janë të mbushur me qytetarë pa maska


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?