Foto ilustruese

Kombëtarja/ FSHF në ankth për miqësore para Euro 2024, anulohet pjesëmarrja në turneun e Algjerisë?

19 Janar, 14:25| Përditesimi: 19 Janar, 14:26

  • Share

Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka zyrtarizuar testet miqësore për Kombëtaren në prag të Europianit 2024, që do zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani.

Kuqezinjtë e Sylvinhos u shortuan në grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Fundin e vitit të shkuar, Walid Sadi, kreu i Federatës së Futbollit në Algjeri konfirmoi një turne miqësor në vendin e tij, me pjesëmarrjen e Algjerisë, Shqipërisë, Bolivisë dhe Afrikës së Jugut.

Ky turne do duhet të mbahet nga 18-26 marsin e 2024. Edhe pse më herët ishte konfirmuar diçka e tillë, burime ende jo zyrtare nga FSHF për Report TV bëjnë me dije se palët 'nuk janë dakordësuar' dhe gjithçka mund të anulohet.

Kësisoj, Kombëtarja ende nuk i ka siguruar vetes një ndeshje miqësore përpara Euro 2024. Kujtojmë se Zvicra dhe Turqia ishin dy mundësi, tanimë të shkuara dëm. Ende është në lojë një miqësore me Hungarinë në maj, ndërsa FSHF nuk ka konfirmuar ende asgjë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?