Kombëtarja

Kombëtarja grumbullohet në Austri para Europianit 2024, katër teste miqësore për Sylvinhon

19 Janar, 10:49| Përditesimi: 19 Janar, 10:50

  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit për herë të dytë në histori do jetë pjesë e fazës finale të një Europiani. Kuqezinjtë e Sylvinhos do jenë të grumbulluar në Austri, përpara se të zhvendosen në kampin bazë të Dortmundit, gjatë "Gjermani 2024".

Skuadra e drejtuar nga braziliani do ketë mundësinë edhe për disa duele miqësore, me Sylvinhon që do shohë nga afër lojtarët e grumbulluar për aventurën kundër Spanjës, Italisë dhe Kroacisë në grupin B.

Në muajin mars, konkretisht në fundin e tij, kuqezinjtë do marrin pjesë në një kompeticion miqësor që do zhvillohet në Algjeri. Veç organizatorëve, në këtë turne do jenë edhe Shqipëria, Bolivia dhe Afrika e Jugut. Sipas një shorti të hedhur rastësisht, do zhvillohen fillimisht dy gjysmëfinalet dhe më pas finalja dhe ndeshja për vendet tre dhe katër.

Veç tyre, skuadra që me gjasë do grumbullohet në Austri në fundin e majit dhe fillimin e qershorit, do ketë dy teste të tjera miqësore. Hungaria është kundërshtari i përfolur, por ende nuk është konfirmuar.

Kështu, me teste miqësore dhe grumbullim, Sylvinho do ketë kohën e duhur për të parë nga pranë gjendjen e skuadrës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?