Kristjan Asllani

Klubi i Premier League kërkon Kristjan Asllanin

21 Maj, 13:19| Përditesimi: 21 Maj, 13:22

  • Share

Kristjan Asllani është dëshirë e Aston Villas në Premier League. Mesfushori i Kombëtares pëlqehet shumë nga Unai Emery dhe ekipi nga Birminghami pritet të "trokasë" te zikaltërit.

Aston Villa ka pasur një sezon mbresëlënës dhe ka arritur të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm. Villa tani pritet të përmirësojnë ndjeshëm skuadrën gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë kanë filluar të planifikojnë lëvizje.

Sipas një raportimi nga 'Inter Live', ata po kërkojnë elemente te kampionët e Serie A dhe janë të interesuar për Denzel Dumfries dhe Kristjan Asllanin.

Asllani - Ndërkohë në radarin e tyre është edhe Asllani. Mesfushori nuk ka qenë titullar i rregullt për Simone Inzaghin te Inter dhe ai mund të konsiderojë një largim nga klubi, nëse paraqitet një ofertë e përshtatshme.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?