Asllani dhe Lautaro

'Asllani është e ardhmja', Lautaro Martinez: Më habiti se s'më foli për disa ditë

21 Maj, 11:41| Përditesimi: 21 Maj, 11:42

  • Share

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez është rrëfyer për "La Gazzetta dello Sport" për titullin kampion që zikaltërit fituan dhe sezonin e mirë. Sulmuesi argjentinas nuk harroi të përmendte edhe mesfushorin Kristjan Asllani, që sipas tij është e ardhmja. Lautaro zbulon edhe një detaj, me shqiptarin që nuk i foli për disa ditë.

"Titulli? Është një kënaqësi që zgjat për të gjithë jetën. Inter është shtëpi ime, kështu jam ndjerë nga dita e parë në Milano. I detyrohem gjithçka shoqërisë dhe tifozerisë zikaltër, ta ngrija trofeun si kapiten ishte e jashtëzakonshme. Skuadrës i kam thënë që në fillim që një kapiten ka nevojë për të gjithë, dhe ata më kanë mbështetur gjithnjë.

Një shembull? Në fillimin e sezonit fola me Asllanin dhe i thashë se duhej të “gjallërohej” pak, të bënte më shumë. Nuk më foli për disa ditë, por pastaj më falenderoi, ai ka gjithçka për të qenë lojtari i së ardhmes", tha Lautaro mes të tjerash.

Duket se veç besimit të klubit, edhe shokët e skuadrës shohin te Asllani mesfushorin e së ardhmes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 21/05/2024 15:15

    O po c'po thoni aman?! Nje permendje e emrit ne dukje per keq, e beni sikur eshte bere per te lavderuar Asllanin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni sulmet ndaj kreut të SPAK, Dumani, e drejtësisë së re?